Disku fluturues
Sipas deklaratave të disa banorëve, ngjarja ka ndodhur në të gdhirë të ditës së premte. Ishte ora 6:30 e mëngjesit kur disa banorë, duke zbritur për në Gjirokastër, kanë vërejtur diçka të rrumbullakët që ka ndaluar në qiell dhe ishte disa kilometra mbi tokë. Objekti për një moment nuk ka lëvizur diku te 5-8 sekonda dhe më pas është zhdukur në mënyrë misterioze. Asgjë nuk është parë lidhur me mënyrën e largimit të tij, por është parë vetëm ato sekonda që ai ka qëndruar mbi fshatin e Dropullit. Si fillim vetë banorët nuk e kanë besuar këtë ngjarje, por duke diskutuar me njëri-tjetrin kanë parë që ajo që ishte në qiell nuk ishte një vegim, por diçka reale, e cila i kishte habitur në masë. Sipas banorëve që e kanë parë këtë ngjarje, si fillim nuk u besua në fshat, por pasi ishin rreth 10 vetë të cilët theksuan se kishte diçka reale në qiell, atëherë u mor si e vërtetë. Disa banorë kanë nxjerrë telefonat për të bërë një foto, por koha e shkurtër që ata kishin në dispozicion, nuk lejoi që ata të kishin një pamje nga disku fluturues shkruan shqip.info.
Banorët
“Ishte gjëja më e pabesueshme që kam parë ndonjë herë, nuk e di e ç’emër t’i vë, por di që ishte një objekt i çuditshëm, nuk ishte një avion apo helikopter, pasi në të kundërt do të bënte zhurmë, por ishte thjesht një objekt, i cili qëndroi rreth 7 sekonda dhe më pas u largua dhe humbi pas maleve të Dropullit”, - tregon i riu që ka parë objektin e çuditshëm shkruan shqip.info.
Historia
I pari dokumentim për vizitën e UFO-ve në Shqipëri mbetet ditari i Mihal Gramenos. Ai ishte publicist i shquar, shkrimtar dhe veprimtar i lëvizjes patriotike e demokratike, Hero i Popullit. Gjatë viteve 1907-1908 luftoi përkrah me çetën e Çerçiz Topullit. Në librin e tij “Kryengritja shqiptare, kujtime luftarake rreth çetës së Çerçiz Topullit”, Grameno sjell kujtimet e tij mbi udhëtimet e gjata dhe të vështira të bashkëluftëtarëve të Çerçizit mal më mal. “Një natë teksa luftëtarët e Çerçizit kishin ngritur një limer majë një bjeshke të lartë, na fluturoi përpara një objekt shkëlqyes që qëndroi disa minuta pezull në ajër dhe pastaj u zhduk”, - shkruan Grameno. Aeroplanët në atë kohë ishin në fazat e para, pra nuk ka mundësi të ketë qenë i tillë. Gjithashtu nuk mund të ketë qenë as meteor dhe as kometë, pasi dihet se ato nuk qëndrojnë pezull në ajër, por bien menjëherë. Një objekt fluturues i paidentifikuar, i quajtur nga ata që thonë se e kanë parë edhe si disk fluturues, është parë në orët e para të mëngjesit, në Vlorë më 21 korrik 2009, në zonën mbas Karaburunit, pikërisht në vendin e quajtur Gjiri i Dafinës, një zonë e qetë dhe e papopulluar shkruan shqip.info. Ky objekt fluturues është parë nga disa peshkatarë që ishin nisur që në mbrëmje me peshkarexhën e tyre, për aktivitetet rutinë në këtë zonë. Objekti ka qenë në trajtën e një sateliti, me diametër përreth 3 metra, i cili është parë nga tre pjesëtaret e ekuipazhit, që ndodheshin në det, për te tërhequr rrjetat e peshkimit. “Isha duke tërhequr rrjetat e peshkimit, në moment mbi kokat tona kalon një objekt i madh, qëndron vetëm 5 sekonda dhe menjëherë u zhduk duke u larguar me shpejtësi. Objekti gjatë ikjes lëshoi një shtëllungë tymi dhe ngjyra e saj ishte gri në të bardhë… edhe në këto momente ndihem i shokuar, e pamundur. Dukej vërtet si një disk fluturues”, shpjegoi Shpëtim Alushaj, njëri nga peshkatarët shkruan shqip.info. Në mesnatën e 6-7 gushtit, një i ri në Parkun Rinia në kryeqytet dhe të tjerë persona në Tiranë filmuan me kamera amatore tre drita që lëviznin në qiellin e kryeqytetit. Ishin UFO?! E sigurt është vetëm që nuk ishin avionë dhe mjete të tjera të njohura fluturuese. Loja me drita u dëshmua në Youtube shumë shpejt ndërsa dëshmitare e ngjarjes një mesogrua rrëfeu për median se kishte parë ato që ajo i quajti drita të jashtëzakonshme. Rezmie Lulo tregoi: “Në atë moment nuk mendova gjatë dhe ato dy minuta i shijova. Të tre objektet ishin portokalli me formë sferike dhe ishin të shkëputura”. Ajo ka thënë gjithashtu: “Fillimisht objektet na u dukën afër dhe sa vinte e ngriheshin më lart. Objekti i parë u shkëput në veriperëndim. Dy objektet e tjerë ishin zhdukur menjëherë. Ka shumë mundësi të kenë qenë UFO”./shqip.info