Në burimet e shkruara, ilirët përmenden me këtë emër deri në shekullin VI. Nga shekulli XI në dokumentet e shkruara, banorët e Ilirisë së Jugut njihen me emrin arbër, ndërsa vendin Arbëri. Emri arbër/Arbëri rrjedh nga emri i fisi ilir, Albanoi, që banonte në rrethinat e Durrësit.
Edhe sot, ne njihemi në botë me emrin e vjetër, albanë. Shumë më vonë, dora – dorës, u kalua nga emri arbër e Arbëri në një emër me rrënjë më të lashtë, shqiptardhe Shqipëri, pasi lidhet me gjuhën shqipe.
Format Albania dhe Shqipëri vazhdojnë të përdoren paralelisht edhe në ditët e sotme.
Të dhënat ngs gërmimet arkeologjike, në shekullin VI – VIII, në trevat e banuara nga shqiptarët, tregojnë për praninë të një kulture materiale unitare. Uniteti vihet re në prodhimin e zejtarisë, në qeramikë, në mënyrën e ndërtimit, të mozaikët e deri në qarkullimin monetar. Në fillim, kultura unitare është zbuluar në fshatin Komn të Pukës, ku ka marrë dhe ermin kultura e Komanit. Më vonë gjurmët e saj janë gjetur edhe në rrethet e Tiranës, të Durrësit, të Krujë, të Shkodrës, të Kukësit, të Kosovës, të Ohrit, të Kolonjës e deri në brigjet veriore të Korfuzit.
Vazhdimësia e jetës urbane.
Muret e kështjellave mesjetare në Shkodër, në Berat, në Lezhë etj., janë ngritur mbi muret antike të këtyre kështjellave dhe ky është tregues i vazhdimësisë së stilit të ndërtimit nga ilirët tek arbrit.
Të dhënat gjuhësore.
Tashmë gjuhësia e ka pranuar gjuhën shqipe si vazhduese të drejtpërdrejtë të një dialekti të ilirishtes së lashtë.
Në fund të shekullit IX gjuha shqipe u bë mjet komunikimi i një populli të veçantë të Gadishullit Ballkanik, e dalluar nga gjuhët e tjera. Në dokumentet e shekullit XIII ajo e paraqitet në formën lingua albaneska, e dalluar nga gjuha latine, greke dhe sllave.
Shtrirja gjeografike e iliro- arbër- shqiptarëve. Në gjuhën shqipe ka një numër huazimesh nga dialektet veriore i greqishes së vjetës. Kjo tregon se stërgjyshërit e shqiptarëve kanë banuar që në lashtësi në veri të grekëve. Po kështu kemi dhe huazime nga latinishtja e Danubit që tregon se shqiptarët kanë qenë në kufij me banort e këtyre trevave.
Në gjuhën shqipe ka dhe një terminologji të pasur detare, ujore dhe nënujore. Kjo dëshmon se shqiptarët kanë jetuar gjithmonë pranë detit dhe janë marrë me peshkim dhe lundrim.