UEFA ka vendosur ta ndëshkojë Barcelonën për shpalosjen e flamujve të Katalonisë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit. UEFA ka hapur një çështje ndaj Barcelonës, për shpalosjen e disa flamujve për pavarësinë e Katalonjës, gjatë finales në Ligën e Kampionëve, që u zhvillua ne Berlin në 6 qershorin e kaluar. Klubi do të ndëshkohet me një gjobë prej 60.000 eurosh dhe me shumë mundësi mbylljen e një sektori në Camp Nou, në ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve. Barcelona ka njoftuar se do të apeloje këtë vendim brenda datës 15 korrik, sepse drejtuesit e klubit kanë mbetur të befasuar nga fakti qe Uefa ka përdorur pamjet në transmetimin direkt të ndeshjes, por jo te vërtetuara prej vete tyre në stadium.

Tags:
Sport