Sulmuesi i Juventusit, Fernando Llorente mund të transferohet në Milan, gjatë këtij afati kalimtar të verës. Fernando Llorente do të largohet nga Juventus. Sulmuesi spanjoll është nxjerr në shitje pas ardhjes së Paulo Dybala e Mario Mandzukic në Torino. Dhe, e përditshmja sportive italiane “Tuttosport” ka raportuar se Llorente mund të mbetet në Serie A. Milan ka shprehur interesim për transferimin e tij, dhe marrëveshja mes klubeve mund të arrihet në bazë prej 8-10 milionë euro. E vetmja pengesë besohet të jetë paga prej 4.5 milionë euro në vit, kërkesë nga Llorente.