Shqipëria dhe Maqedonia pritet që së shpejti të nënshkruajnë një marrëveshje për bashkëpunim në sferën e Arsimit dhe Shkencës.
Kjo është një marrëveshje që tashmë është miratuar nga ana e të dy Qeverive. Qeveria e Maqedonisë ka miratuar tekstin e harmonizuar të marrëveshjes dhe ka autorizuar ministrin e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi që ta nënshkruaj marrëveshjen. "Palët kontraktuese, në frymën e marrëdhënieve miqësore, do të zhvillojnë dhe ndihmojnë bashkëpunimin arsimor shkencor ndërmjet institucioneve qendrore përgjegjëse për arsimin dhe shkencën të dy vendeve në bazë të parimeve të sovranitetit, pavarësisë, barazisë dhe reciprocitetit", thuhet ne marrëveshje. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje bëhet pas mbarimit të afatit të marrëveshjes së mëparshme. Kohë më parë edhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë e ka miratuar marrëveshjen e harmonizuar dhe pasi që e njëjta të kalon në Qeverinë e Kosovës do të miratohet.