Samsung së fundmi ka bërë një revolucion me teknologjinë e baterisë së saj dhe kjo mund të bëjë që Galaxy S7 të vijë me një bateri e cila mund të zgjasë një javë të plotë.
Hulumtimi i fundit i bërë nga ekipi i inxhinierëve të Samsung thotë se teknologjia e përdorur në bateri, përkatësisht kombinimi i litiumit me jonin ka bërë ndryshime të mëdha pozitive në bateri.
Në fakt, thuhet se nga testet e bëra ka rezultuar se është arritur dyfishi i energjisë në bateritë e testuara.
Një nga problemet me hulumtimet rreth baterisë, deri më tani, ka qenë jetëgjatësia e baterisë.
Ndërsa shumë shkencëtarë kanë qenë në gjendje për ta zgjeruar kapacitetin e baterisë për të zgjatur më shumë gjatë mbushjeve, ata shpesh kanë arritur ta bëjnë këtë me koston e jetëgjatësisë së baterisë.
Por hulumtuesit e Samsung duket se tashmë e kanë pushtuar edhe këtë çështje. Jo vetëm që e kanë dyfishuar kapacitetin e baterisë, por kanë mbajtur edhe një katodë shumë të qëndrueshme për jetëgjatësinë e baterisë gjithashtu.
Andaj pritet që komercializimi i parë i kësaj baterie të paraqitet në gjeneratën e re të telefonit të Samsung, Galaxy S7, sepse bateria është njëra ndër komponentat kyçe për telefonat e mençur.