Djersitja është mënyra e trupit që t`ju mbajë të freskët gjatë periudhave të ngrohta. – Por se djersitja është edhe e tepërt?
Vera është e pavlerë nëse e kaloni atë duke ndenjur brenda. Këtu pra janë disa këshilla që të qëndroni të freskët, të thatë dhe pa djersë këtë verë.
1. Reduktoni Kafeinën
Kafeina stimulon sistemin nervorë qendror i cili aktivizon gjëndrat e djersitjes. Kështu që sa më shumë kafeinë konsumoni, aq më shumë do të djersini.
2. Konsumoni më pak ushqim të djegës
Ashtu sikurse kafeina, ushqimet e djegësta aktivizojnë neurotransmetuesit e trurit, duke ju shkaktuar kështu të djersini më shumë. Capsaicin, është një kimikal i gjetur në speca të djegës që të bënë të djersitesh.
3. Mos u mbështetni tek deodorantët
Përderisa një deodorant do ta mbulojë një erë të keqe, një antiperspirant është ai i cili në të vërtetë do t`ju ndaloj së djersituri. Kjo për shkak se antiperspirantët përmbajnë kripëra alumini, të cilat i mbyllin gjëndrat e djersëve dhe e pakësojnë djersën e cila kalon nëpër trup. Fatmirësisht, në shumë farmaci tani mundë të gjinden antiperspirant të cilët përmbajnë më shumë kripëra alumini, se shumë antiperspirantë të zakonshëm. Ekspertët e dermatologjisë këshillojnë të përdoret dy herë në ditë, dhe njëherë natën.
4. Mbani të freskët pjesët intime
Nënsqetullat nuk janë vendi i vetëm i cili do të djersijë këtë verë, por janë edhe pjesët intime. Dermatologët këshillojnë qe të përdorni antiperspirant më shumë në këto pjesë. Gjithmonë duke pasur kujdes nga irritimet, në atë rast duhet të ndaloni së përdoruri menjëherë.
5. Ndërroni veshjet
Nëse do të qëndroni për një kohë të gjatë jashtë, vishni diçka të pambuktë. Rrobat e stërvitjes që absorbojnë djersët, gjithashtu mundë të ju ndihmojnë të qëndroni të thatë, dhe pa djersë.
Nëse keni këmbë që mbajnë erë dhe djersijnë shpejt, mos mbathni këpuce të mbyllura pa çorape. Këpucët nuk ta largojnë djersën, ato janë vend i errët dhe me lagështi që krijon një vend perfekt për bakterie që mbajnë erë dhe vetëm sa i bënë të shumohen. Ndërsa, çorapet, mundë ta absorbojnë djersën para se ajo të filloj tu jap erë të keqe këpucëve. Mbathni çorape të pambukut sepse janë më efektive se çdo material tjetër në absorbimin e djersëve.

6. Provojeni një alternativë tjetër trajtimi
Nëse ndryshimi i dietës, rrobave apo deodorantit nuk ju ndihmon ta largoni djersitjen e tepërt, atëherë flisni me një mjek. Tani ekzistojnë disa barëra dhe disa trajtime që mundë të ju ndihmojnë me problemin e djersitjes. Si p.sh. Botox’i, i cili po bëhet është shumë i suksesshëm dhe efektiv në trajtimin e djersitjes së tepërt te nënsqetullave.
Dobësitë e botox’it janë se ajo nuk është një zgjidhje e përhershme, rezultatet e saj zgjasin deri në gjashtë muaj. Plus, injeksionet mundë të kushtojnë deri në 500 euro për një sqetull.
Dobësitë e botox’it janë se ajo nuk është një zgjidhje e përhershme, rezultatet e saj zgjasin deri në gjashtë muaj. Plus, injeksionet mundë të kushtojnë deri në 500 euro për një sqetull.
7. Zgjidheni të përdorni barëra
Nëse preferoni të qëndroni larg gjilpërave, mundë të provoni barëra si Glycopyrrolate, një bari që bllokon impulset e nervave të gjëndrave të djersës. Ndërsa Glycopyrrolate është efektiv dhe funksionon shpejtë, ai ka edhe efekte anësore, si mbinxehtësi, gojë të tharë dhe sy të tharë.