Gjatë një vizitë në një jetimore në Tajlandë, një vajzë 13-vjeçare tërhoqi jashtëzakonisht vëmendjen e
Kim Kardashian
.34-vjeçarja u magjeps prej vogëlushes me emrin Pink dhe menjëherë shprehu dëshirën për ta adoptuar atë.
Ndoshta numri i 13-vjeçarëve që do të tundoheshin nga jeta mes luksit në Shtetet e Bashkuara do të ishte i madh, por Pink nuk bën pjesë në këtë listë.
Vogëlushja habiti të gjithë kur refuzoi që të adoptohej prej Kim. “Çdokush dëshiron të ketë një jetë më të mirë, mendoj. Por kur e mendova mirë kuptova që nuk do të ishte lëvizja e duhur për mua sepse do të flakja gjithcka kam dhe nuk isha gati për një gjë të tillë”, deklaroi ajo për mediat tajlandeze.
Pink është dorëzuar në jetimore nga e ëma e saj pak pasi lindi për shkak të varfërisë ekstreme, ku nuk mund t’i siguronte ushqim, veshje apo shkollim.