Personazh - Çfarë bën aktualisht ish-agjentja e fshehtë flokëkuqe, e cila u dëbua nga SHBA para katër viteve? Cilët janë të ftuarit e saj në pasionin që ka për TV? Çfarë i ka rrëfyer parashikuesja e fatit nga Bullgaria të ftuarit të saj special mbi fatin e Rusisë? Cilat janë tabutë që thyen? Një vështrim i shkurtër i jetës së saj të re në atdhe
Çfarë po bën aktualisht Anna Chapman, spiunia ruse flokëkuqe, e cila para katër vitesh u dëbua nga territori i SHBA-së? – e kthyer sërish në atdhe, ajo duhej t’ia niste rrugës për t’u bërë një “It-Girl”.
Shfaqje televizive, ca shkrepje fotosh erotike, modelim dhe një fondacion bamirësie. Imazhi klasik i Chapman-it është një përzierje e “Sex-Appeal”-it, mistikës dhe patriotizmit, të gjitha këto të kërkuara në Rusinë e sotme. E tashmë, ish-agjentja e fshehtë, po përpiqet të shfaqet në një shou të ri televiziv.
Anna Vassiljeva Chapman, e lindur nën emrin e vajzërisë Kushçenko, nëpërmjet martesës me një britanik në vitin 2002, mori edhe nënshtetësinë britanike dhe një mbiemër të ri. Gjatë kohës së saj në Londër së bashku me të atin, ish-oficerin e KGB-së, Vasilij Kushçenko, ajo u kujdes së pari të kryente ca transferta parash në Afrikë, për të financuar disa agjentë rusë.
Më vonë, në Nju Jork, ajo punoi zyrtarisht si agjente imobiliare, e detaje mbi aktivitetin e mundshëm të spiunazhit në SHBA të saj, nuk dolën kurrë në dritë, mirëpo FBI tashmë ishte e sigurt se Chapman, së bashku me nëntë agjentë, kishin krijuar një rrjet të madh e të rrezikshëm. Në vitin 2010, agjentët u këmbyen me katër rusë.
Për Anna Chapman, emisionet e shout TV nuk janë ndonjë fushë e panjohur. Deri pak kohë më parë, ajo moderoi emisionin “Sekretet e botës”, në të cilin ajo trajtonte më së shumti tema obskure si për shembull: shërimi me magji, ose UFO-t. Në muajin tetor, emisioni megjithatë u pezullua dhe teleshikuesve iu prezantua shumë shpejt një program i ri i drejtuar nga Chapman.
Të fshehtat e burrave
Sigurisht, bëhet fjalë sërish për të fshehta, e këtë herë për të fshehtat e burrave. Më pak mistikë, diçka më pranë “Sex-Appeal” dhe notave të patriotizmit. Shou në fjalë quhet “Anna Chapman dhe burrat e saj”.
Sigurisht, bëhet fjalë sërish për të fshehta, e këtë herë për të fshehtat e burrave. Më pak mistikë, diçka më pranë “Sex-Appeal” dhe notave të patriotizmit. Shou në fjalë quhet “Anna Chapman dhe burrat e saj”.
Në çdo pjesë, Chapman interviston tre të ftuar meshkuj në një studio me shikim lart nga qiellgërvishtësit moskovitë. Pritshmëria që sugjeron ky aspekt: tashmë mund të shikosh e të përjetosh, se si një spiune e bukur e tërheqëse, ua zbërthen sekretet jetësore e intime të ftuarve të saj.
Mirëpo ai që pret të ndodhë kjo, do të zhgënjehet. Si intervistuese televizive, Anna Chapman është paksa e mërzitshme. Por pamjes së saj i kushtohet shumë vëmendje. Ajo mban taka të larta, fustane, që në të dyja anët demonstrojnë hapur figurën e saj, e parapëlqen më shumë të kuqen e të zezën. Në studio, madje, ka edhe një pasqyrë që tregon fytyrën e Chapman, kur ajo filmohet në kurriz.
Si i interviston një spiune ruse homoseksualët?
Seria e katërt në radhë, që do të transmetohet këtë të premte, do t’i bëjë spektatorët të kalojnë në një stad, ku duhet të gjykojnë mbi nivelin e emisionit. Në thelb, Chapman me pyetjet e saj kalon në dy modalitete: ose ajo është shumë strikte dhe kritike, ose ajo flet me mysafirin sipas hënës që ka, dhe e lajkaton atë.
Seria e katërt në radhë, që do të transmetohet këtë të premte, do t’i bëjë spektatorët të kalojnë në një stad, ku duhet të gjykojnë mbi nivelin e emisionit. Në thelb, Chapman me pyetjet e saj kalon në dy modalitete: ose ajo është shumë strikte dhe kritike, ose ajo flet me mysafirin sipas hënës që ka, dhe e lajkaton atë.
Me të ftuarin e parë, një stilist për VIP-a, ajo ia nis me mënyrën strikte. Ai nuk i përgjigjet saktësisht imazhit të “burrit të vërtetë” – shumë i kuruar nga jashtë, elegant dhe delikat. Ai thotë: njerëzit si ai “në këtë vend” ndihen jo të mirëkuptuar dhe se ai ëndërron të ketë në dorë një pasaportë tjetër.
Të njohurit e tij guxojnë madje edhe të tallen me homoseksualitetin e tij – por shpallja hapur e pranimi se je homoseksual për një TV rus, do të ishte një skandal i madh, e kështu që Chapman flet me të mbi martesën e tij të dështuar. Përndryshe, ajo e ngacmon atë sërish.
“Shumë njerëz nuk ju duan, sepse ju i kritikoni ata”, “Ju keni thënë se popstarët rusë vishen si klounë”, “është e pasjellshme, t’i poshtërosh njerëzit kështu”, thotë ajo. I ftuari i saj është, e kjo duhet pranuar, një viktimë e lehtë për t’u zënë, dhe dialogët tingëllojnë aq absurdë e naivë, si ky këtu: “Për të kuptuar botën time të brendshme, shihni pak në profilin tim në Instagram”. – “A është Instagrami gjithçka që ju keni?”
Me të ftuarin e dytë, një aktor, Chapman sillet shumë më me butësi. Ai ka pasur problemet e veta me alkoolin dhe bixhozin, por cilit burrë rus nuk i ka ndodhur një gjë e tillë? Chapman e dëgjon atë me vëmendje, e ndonjëherë me gojë gjysmë të hapur, duke qeshur e u ngërdheshur. Pyetjet dhe historitë tingëllojnë sikur të ishin të stisura që para emisionit. “A keni qenë ndonjëherë në rrezik për jetën?” ose “pa më tregoni pak atë historinë se si e rinjohët nënën tuaj kur ishte 45 vjeç?”
Kur Chapman qesh dhe kur fjala “natyrisht” del vetvetiu
Me të ftuarin e saj të fundit, më pas Chapman duket se kalon në qiellin e shtatë nga kënaqësia. Pasi ai është Kirsan Iljumshinov, presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Shahut, FIDE, dhe ish-kreu i Republikës autonome të Kalmikisë.
Me të ftuarin e saj të fundit, më pas Chapman duket se kalon në qiellin e shtatë nga kënaqësia. Pasi ai është Kirsan Iljumshinov, presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Shahut, FIDE, dhe ish-kreu i Republikës autonome të Kalmikisë.
Në fillim, Chapman pyet me admirim nëse ai është atje i ngarkuar nga Presidenti rus. Iljumshinov e përdor këtë për të shprehur një qëndrim politik, ndërsa thotë se “Rusia po bën politikën më të ndershme në botë” dhe se Putini, me politikën e tij të Sirisë, ka shpëtuar fillimin e Luftës së Tretë Botërore. Ai përmend me krenari takimin e tij me Dalai Laman, Muamar Al-Gadafin dhe Bashar Al-Asadin.
Chapman qesh, hedh aty-këtu edhe fjalën “natyrisht”. Më pas vijnë disa pyetje si: “Pa tregoni një herë se si….”. Ijumshinov tregon se ai gjoja kishte parë një herë një UFO dhe se si ishte miqësuar me magjistaren e parashikuesen e fatit bullgare, Vanga. “Tregoni diçka, çfarëdo qoftë. Unë po takoj për herë të parë një njeri, që e ka njohur atë personalisht”, hidhet Chapman mbi të ftuarin.
Iljumshinov tregon me kënaqësi dhe emisioni përfundon me fjalinë: “Për Rusinë ajo ka thënë: ‘Punët do t’ju shkojnë keq, por megjithatë, do të mbeteni një superfuqi’”.
Temën e patriotizmit Chapman e luan herë më pak e herë më shumë. Në serinë e parë të programit të saj të ri, ajo trajtoi qëndrimet e muzikantëve e artistëve të njohur rusë, në lidhje me çështjen e Krimesë.
Në shkurt, ajo madje kaloi një natë të tërë nën shoqërinë e një njësie tankiste ruse, duke transmetuar “live” gjatë emisionit të saj të vjetër, siç tha ajo me “2000 burra të vërtetë”, dhe xhiroi një lloj spoti apo filmi propagandistik për ushtrinë ruse, në të cilin tashmë kushtet për ushtarët ishin përmirësuar ndjeshëm. E tashmë, ajo ka edhe markën e saj të modës.
Ajo shet ca veshje që duken paksa ekstravagante e të gjata dhe funde, e frymëzimin e merr pjesërisht nga kostumet popullore tradicionale ruse. Çantat e dorës në atelienë e saj duken si libra të letërsisë klasike ruse. Këtë herë, aty gjen më pak “Sex-Appeal”, e më shumë patriotizëm.