Çokollata është një nga mëkatet e ëmbla së cilës vështirë se mund t'i rezistojmë.
Ajo është një ilaç për qiellzën dhe shpesh na bën të lumtur. Në kohët e lashta, pijen e kakaos e kanë shijuar vetëm klerikët dhe fisnikët.
Çokollata në formë të lëngshme, me erëza djegëse u përkiste mbretërve dhe ka shërbyer si një pije freskuese. Atëherë besohej se pija nga çokollata mbillte urtësi dhe fuqi. Shekuj më vonë, nga pija hyjnore luftarake evropianët do të bëjnë ëmbëlsira.
Dikur çokollata ishte përjashtuar tërësisht nga ushqimi për shkak të vlerës së lartë kalorike, por sot ajo është gjithnjë e më e pranishme në preparatet e kozmetikës për fytyrë dhe trup, ndërsa çokollata e zezë shpesh rekomandohet edhe në menutë e ndryshme.Çokollatën e bën shëruese antioksidanti flavanol, i cili ia jep shijen e hidhët. Prandaj, nëse ju pëlqen "terapia e çokollatës" zgjidhni një çokollatë sa më të zezë. Përveçse është një antidepresant i shkëlqyer, çokollata ka efekte të shumta të dobishme dhe përdoret në kozmetikë dhe kujdesin e flokëve dhe trupit.
Gjalpi i kakaos është i shkëlqyer për lëkurë të thatë dhe lëkurë dhe flokë të plasaritur, dhe është gjithashtu i shkëlqyer për kujdesin e lëkurës para ose pas rrezitjes. Çokollata ndikon në lëkurë si stimuluese dhe rigjeneruese, prandaj trajtimet me çokollatë janë antioksidantë të shkëlqyer.
Shumë sallone të bukurisë ofrojnë një shumëllojshmëri të trajtimeve me çokollatë, kështu që mund të kënaqeni me maskat për fytyrë dhe trup, si dhe me masazhe dhe trajtime të tjera. Lëkura pas trajtimit është shumë e lëmuar, e mëndafshtë dhe e butë. Një trajtim interesant është se me nuhatjen e çokollatës rregulloni disponimin tuaj të çastit.
Trajtimet anticelulite me çokollatë janë gjithashtu shumë të popullarizuara në sallonet e bukurisë. Përbërësit e çokollatës, si kafeina, teobromini dhe triptofani, kanë një efekt të jashtëzakonshëm tonifikues, lipolitik dhe drenazhues.
Çokollata rekomandohet për dhimbje koke, si maskë e flokëve, si një ilaç për zemër të shëndetshme dhe me sukses zgjidh problemet e sindromës premenstruale. Gjithashtu nuk duhet të harrojmë se çokollata është në çdo listë të afrodiziakëve. Ajo krijon një ndjenjë të kënaqësisë, përmirëson disponimin dhe nxitë epshin.
Sidoqoftë, shijimin e kremës dhe ëmbëlsirës nga çokollata më mirë anashkaloni nëse doni ta ruani trupin vital. Qëndroni me kozmetikën me bazë të çokollatës, llastojeni veten me masazh të çokollatës dhe hani çokollatë të zezë, e cila ka një efekt shumë të favorshëm për të gjithë organizmin.