Një moment qesharak ka ndodhur gjatë derbit të Bundesligës mes Bayern Munichut dhe Borussia Dortmundit.
Mesfushori i Borussia Dortmundit, Henrikh Mkhitaryan, do ta mbaj gjatë në mend ndeshjen me Bayern Munichun, pasi u nokautua nga portieri Roman Weidenfeller.
Ky i fundit, derisa po bënte rivënien e topit në tojë, ka goditur në kokë reprezentuesin armen, të cilin e shtriu për toke. Shikojeni videon.