Sinanaj: Ja si e vrara Veizin. Porositësit më thanë: ‘Nëse do jetë me djalin, vriti të dy’

Bashkëpunëtori i drejtësisë”, Julian Sinanaj ka rrëfyer në detaje para prokurorëve, vrasjen e peshkatarit Sokol Veizi, në gusht të vitit 2011. “Gazeta Shqiptare” sjell sot rrëfimin e Sinanajt, i cili pohon se vrasja e Veizit është kryer për motive pronësie dhe është porositur nga kushërinjtë M. në Vlorë. Gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët e Krimeve të Rënda më 25 tetor 2014, i akuzuari si vrasës me pagesë, Julian Sinanaj ka rrëfyer se ai e ka plagosur Veizin e më pas ka biseduar me të. Viktima i ka shpjeguar Sinanajt arsyet se pse M. donin ta vrisnin atë. “Bashkëpunëtori i drejtësisë” e ka dëgjuar, i ka thënë “më fal se të ngatërrova” dhe më pas e ka qëlluar me plumb në kokë. Për të mos cenuar procesin, edhe sot, emrat që përmenden nga Sinanaj nuk do të publikohen. Më poshtë vijon rrëfimi i plotë para hetuesve.
(Vrasja e Sokol Veizajt)
MENYRA E VRASJES
Pas disa takimesh me E. M., ai më ka treguar për problemet e tij që kishte me tokën që trashëgonte nga ana e gjyqit. Këto toka ishin në zonën e Orikumit. E. më tregoi se te tokat e Orikumit kishte probleme me shtetasin Sokol Veizi, pasi nga ana e këtij të fundit ishte zënë një sipërfaqe toke dhe ishte ndërtuar një shtëpi në atë tokë. Me këtë person E. kishte shumë probleme dhe më shprehu kërkesën e tij se dëshironte që atë ta vriste. Ai më tregoi se me Sokolin kishte vite që kishte konflikt për këtë sipërfaqe toke me fisin M., ku konfliktin e fundit e kishte pasur 2-3 muaj përpara se të vritej. E. më tregoi se nga ana e Sokol Veizajt ishte rrahur një kushëri i tij, me mbiemrin M., ku Sokoli e kishte rrahur e sharë atë. Për këtë person E. më kërkoi që una të vrisja, ku si shpërblim ai më ofronte një sipërfaqe 1500 metra katrorë toke me vlerë 80 euro metri dhe e gjithë vlera e sipërfaqes shkonte 120.000 euro. Për këtë problem E. më la tri ditë kohë që unë të mendohesha. Pas tri ditësh, E. ka ardhur te puna e dajos tim, së bashku me N. Gj.. N. e kisha takuar edhe një herë tjetër më parë në një kafe, pasi ai njihej me një kushëririn tim të tretë që jeton në Greqi. Kushëriri im i tretë së bashku me vëllain e tij dhe nënën kishin ardhur nga Greqia në Vlorë, sepse kishin blerë një tokë në fshatin Babicë dhe po e rrethonin. Gjatë kësaj kohe ata kishin marrë N. si punëtor për të rrethuar këtë sipërfaqe toke. Kjo ishte dhe arsyeja, që unë kisha njohur N. Gj. me kushërinjtë e mi në një kafe. Kur erdhi E. me N., tek puna e dajos ishte pikërisht dhe takimi i dytë që unë bëja më N.. Nga ana e N. iu konfirmua me kokë E. në lidhje me personin tim. Më vonë mësova se ata nga N. kërkonin që ai të më shikonte dhe t’iu jepet një konfirmim që unë nuk isha polic, pasi N. ishte dhe i besuari i E. Pasi u takuam unë me E. shkuam tek kafja “M...” dhe aty unë i qartësova E. vendimin tim për të cilin ai më kishte lënë tri ditë kohë, ku i tregova se telefonin unë e kisha gati për ngjarjen. Dua të sqaroj se E. kërkonte që vrasjen e Sokolit ta bënte me eksploziv, sepse ishte person i rrezikshëm dhe se në vitin 1997, ai kishte vrarë 4-5 persona dhe që nga ajo kohë qëndronte gjithmonë i armatosur. Mënyra e vendosjes së eksplozivit me telekomandë në makinën ishte e vështirë, pasi Veizi ruhej gjithmonë dhe kështu që u vendos që të vendosej një motor afër derës dhe makinës dhe kur ai të shkonte tek makina të realizohej shpërthimi i bombës në distancë. Këtë plan e kishim menduar që të dy fillimisht, unë dhe E., por më vonë kjo mënyrë u refuzua nga E., sepse kërkonte siguri të plotë në realizimin e vrasjes së Sokolit
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2