Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është njohur nga afër me situatën ekonomike të mijëra familjeve në Lushnjë. Në takimet që ka pasur me qytetarët Basha ka dëgjuar shqetësimin e shumë banorëve për prishjen e shtëpive të banimit pa paralajmërim. Ndonëse sipas tyre, shtëpitë ishin në proces legalizimi, të ndërtuara në pronë të tyre, askush nuk i njoftoi apo t’u lërë ndonjë copë letër për prishjen. Këta banorë sot jetojnë në qiell të hapur dhe askush nuk e dëgjon shqetësimin e tyre.
“Nuk e di se kush na i ka prish o zoti kryetar nuk e dimë se kush ka ardhur”, shprehet një banor.
Basha: A ju sollën ndonjë njoftim përpara?
“Asnjë njoftim hiç fare, isha të dielën në Fier dhe me thanë mirë ndërtoje po c’të ndërtoj i thashë, ti ma prishe”.
Një banore thotë se: “kanë punuar fëmijët 24 vjet o bir në kurbet të zi o bir mendoshin te ktheheshin në Shqipëri o bir po ato i nxorën jashtë prap o biri i nënës”
“I kanë futur në proces legalizimi dhe ata ua prishën shtëpitë e i lanë përjashta as nuk i lajmëruan jo”, shprehet një banore e revoltuar.

Kryetari i Partisë Demokratike, pasi dëgjoi qytetarët u shpreh se: “Do të evidentojmë një për një dëmet që u janë shkaktuar e do të ngrëmë një ekip juridik që t’u ndihmojë për të ndjekur procesin ligjor. Une i bëj thirrje prokurorisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm të nisin urgjentisht këtu një ekip për të parë se si përmes një akti terrorist janë prishur shtëpitë e qytetarëve”.
“Ju kërkojmë në protestë derisa ai të gjunjëzohet para nesh”, shprehet një qytetar
Po ashtu një situatë tejet shqetësuese për gjendjen ekonomike, i është bërë e ditur zotit Basha nga qytetarët e Lushnjes. Papunësia e madhe, rritja e tarifave te universiteteve dhe mbyllja e filialit te Lushnjes, mosshpërndarja e ndihmës ekonomike, kanë qenë disa prej shqetësimeve të shprehura. Me një frymë revolte nga përballja çdo ditë me sfidën e sigurimit të bukës së përditshshme qytetarët kanë bërë thirrje për protesta të pandalshme.
“Gjendja po vete katastrofale. Këta nuk duhet të qëndrojnë më në pushtet me gjithë ato premtime, jo 300 mijë vende pune, mashtrim i paparë”, shprehet një qytetar.
“Po shkon me 6 forca police sikur ka bërë krim ai ta arrestojë. Për cka? Se ska paguar 10 mije lekë drita. Harron se a ka fëmijë në shkolle ai a ska, ka të hajë buke a ska. Do hapë 300 mijë vende në çmendi mo, jo 300 mijë vende pune”, ankohet një tjetër qytetarë
Basha: Katër fëmijë ke?
“Po katër fëmijë, një fëmije invalid, fëmijën e fundit e kam në shkollë të lartë, nga 185 që ka qenë vjet tarifa, 247 pagova sivjet. I mora leket borxh. Jam mbyt në borxh. Punë dua unë, nuk dua lëmoshë, punë”, shprehet qytetari.
Një tjetër denoncon korrupsionin: “kërkojnë 3 mijë euro për të hyrë një mësues këtu ose një infermier. Jam pa punë vetë i 5-të më fëmijë student”.
“Kam katër muaj që nuk i kam marre lekët e përkrahjes”, ankohet një qytetar.
“Na udhëhiqni të rrimë atje në protesta derisa ta heqim”, kërkon një qytetar .
“Nuk ishte mirë që e mbyllen Universitetin e Lushnjes. Në vitin tim kanë qenë gjithsej 130 veta”.
Basha: Ku janë tani keta?
“Të gjithë i kanë transferu në Tiranë por shumica e kanë lënë shkollën se nuk e përballonin dot”.