Kombëtarja e Portugalisë e udhëjequr nga ylli i tyre Cristiano Ronaldos, ka mposhtur Argjentinën e Lionel Messit, në miqësoren e zhvilluar në Old Traford, me rezultat minimal 1-0. Ronaldo dhe Messi, u paraqitën vetën në pjesën e parë, kurse portugezët shënuan golin e fitores në minutën e (90’) të ndeshjes, falë golit të shënuar nga Guerriero.
Edhe kombëtarja e Gjermanisë ka fituar me rezultat minimal 1-0 sfidën ndaj Spanjës. Golin e fitores për gjermanët e shënoi mesfushori Toni Kroos një minut pa përfunduar takimi.