Franca ka shënuar fitore minimale kundër Suedisë, falë golit të shënuar nga mbrojtësi i Real Madrid-it, Raphael Varane gjashtë minuta pa përfunduar takimi. Dy minuta më vonë Karim Benzema pati rastin ta dyfishoi epërsinë por e humbi penalltinë.
Edhe Anglia ka shënuar fitore pasi ka mundur si Skocinë me rezultat 3-1. Golat për përfaqësuesen angleze i shënuan Chamberlain (32’), Rooney (47’ dhe 85), kurse për skocezët golin e nderit e realizoi Robertson në minutën e (83') të ndeshjes.