Rama: Parku Kombëtar i Divjakës, pas investimeve, do të presë më shumë vizitorë

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social 
Facebook
, ka sjellë sot imazhe nga parku i Divjakës.

“Pas rehabilitimit të rrugëve natyrale të Parkut Kombëtar të Divjakës, janë 50 km për këmbësorët që presin vizitorë” shkruan Rama.
Gjithashtu, Kryeministri ndalet te projektet e tjera transformuese që janë ndërmarrë në Divjakë.
ra“Sot në Divjakë për projektet transformuese të një zone të harruar me vite që ka nisur të rilindë përmes vënies në funksionim të plotë të kanaleve për vaditjen dhe kullimin e tokave bujqësore që rihapen pas 20 vjetësh blllokuar; ngritjen e Poliklinikës së Re e të munguar prej 20 vitesh pavarësisht nevojave të mëdha; ndërtimin e unazës lindore, rindërtimin e gjimnazit si qendër komunitare së bashku me terrenet sportive dhe ndërtimin e pedonales që lidh qytetin me parkun; si edhe mbylljen e punimeve të rehabilitimit të Parkut Kombëtar ku ka rifilluar përtëritja e specieve dhe e pyllit të masakruar vite me radhë”, shkruan Kryeministri në Facebook.
diKryeministri Rama e shoqëron postimin e tij në rrjetin social me foto nga bukuritë e Parkut Kombëtar të Divjakës, ku tashmë po investohet.

Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2