Pas kutisë së ndihmës së shpejt, shoferë tani kujdes edhe me gomat!!


Nuk është vetëm kutia e ndihmës së shpejtë, trekëndëshi i rrezikut apo jeleku fosforeshent detyrim për qytetarët, drejtuesit e automjeteve duhet të përgatiten që të ndërrojnë dhe gomat e makinave një herë në 6 muaj.

Nuk është risi në Kodin Rrugor ndryshimi i gomave verore dhe dimërore sipas stinëve, por kërkesat dhe kontrollet nuk kanë qënë vendimtare gjatë kësaj kohe.

E ndërsa Taks Forca e policisë ka nisur vrullshëm ndalesat, pezullimet apo gjobat për kundravjatësit, gomat janë elementi tjetër që nuk duhet të neglizhohet,
nevojat e tyre sidomos për automjetet që lëvizin në zonat malore është më tëpër çëshje jete se sa një gjobë e firmosur nga polici rrugor.

 Ervin Dervishi, komandit i trafikut rrugor në kryeqytet i ftuar në emsionin e mëngjesit “Ditë e re Weekend” dha detaje mbi parametrat e trashësisë së gomave e dhe u tha kritikëve që në këtë rast nuk mund të flitet për abuzime apo favorizive të kompanive që importojnë e prodhojnë goma.

Ne pamë nga afër disa gomisteri në kryeyqytet për të parë nëse drejtuesi e autmojetëve ishin të ndërgjegjësuar në ndryshimin 2 herë brenda vitit të gomave të automejteve.

Në fakt, drejtuesit e autmjeteve në të shumtë e rasteve blinin goma të përdorura për shkak të çmimit më të arsyeshëm.

 Nëse çmimet e gomave të reja variojnë nga 8000-15.000, një gomë të përdorur e gjejmë me 4000 lekë. e ndërse kjo ndodhë më tepër në Tiranë, për automjetet kryesisht ato të transportit publik që lëvizin drejt zonave malore është e paligjshme dhe rrezik mospërdorimi i gomave dimërore dhe i zinxhirëve.
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2