Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha paralajmëroi sërish sot qeverinë se nëse nuk përmirësojnë jetën e qytetarëve do të përballen me forcën e popullit.
Basha foli ndërsa përuroi rrugën “Pasho Hysa” në ish-poligrafik ku tha se pavarësisht vështirësive të shumta që po u vihen nga qeveria, bashkia është e vendosur për të punuar për interesin e banorëve. “Synimi ynë është lehtësimi i jetës së qytetarëve.
Ka njerëz që mendojnë si të vështirësojnë jetën por këta njerëz do të marrin atë që meritojnë. Qytetarët nuk votojnë ata që i vështirësojnë jetën.Qytetarët votojnë ata që u japin zgjidhje e u lehtësojnë jetën.
Nuk ka forcë negative që të na ndalë në misionin tonë për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Qytetarët nuk votojnë pushtetarë për t’i hipur kalit e për t’u dhunuar të drejtat, për të projektuar arrogancë, për të përkeqësuar një gjendje tashmë të rëndë dhe të papërballueshme por votojnë zgjidhje për hallet e problemet që kanë, zgjidhje që sot Bashkia e Tiranës do të vazhdojë t’ua japë qytetarëve.
Jam i bindur se në të ardhmen, këto zgjidhje dhe këto modele do të funksionojnë për të gjithë Shqipërinë”–deklaroi kreu i Bashkisë së Tiranës. ” tha Basha.