Edi Rama nuk do kërkojë pavarësinë e shtetit të Kosovës në Beograd. Pas një debati me gazetaren Ilva Tare e cila e kë bë kryeministrin për ujë të ftohtë ai e ka fyer disa herë gazetaren profesioniste për pyetjet që drejtonte ajo.
Kryeministri i vendit Edi Rama ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Tonight Ilva Tare” në RTV Ora News, ku foli per vrasjen e katerfishte, gjobate makinave, zgjedhjen e guvernatorit si edhe heqjen e fashes se 300 kw. Lidhur me këtë pikë, gazetarja Ilva Tare dha një sinkron të premtimit të kryeminsitrit Rama në fushatën e zgjedhjeve të 23 qershorit, i cili ishte shprehur se,: “ ne do të ulmit pagesat me 6 % për të gjithë kryefamiljarët”. Kjo kronikë nuk është mirëpritur aspak nga kryeministri, i cili ka pyetur drejtpërdrejt gazetaren: “ Po pse e jepnin këtë këtu?” në përgjigje Tare theksoi: “ Mund të më thoni, cilësohet dicka e keqe ti kujtoke premtimet e fushatës”. Pasi piu një gojë ujë të ftohtë, Rama pohoi,: “ Ju masni qeverinë që në ditët e para, madje që në fillim na keni matur me premtimet tona. Unë s’jam magjistar”. Në këtë pjesë kreu i qeverisë harroi vetëm një detaj: kanë kaluar më shumë se 1 vit nga qeverisja juaj z.