Luiza Xhuvani nuk mund të dilte në ekran dhe të luante teatër”. kështu ka folur sot Pertef Musabelliu, për “Gazeta Shqiptare” Ai është i ati i Alfred Musabelliut, i cili mbeti i vrarë tre vite më parë nga Kostandin Xhuvani.”Unë me deklaratën e deputetes u zhgënjeva, sepse ajo e para nuk ka sy e faqe të dalë para këtij publiku dhe ta mallëngjejë një publik me një krim të tillë. Unë u zhgënjeva me deklaratën e saj, sepse ajo për asnjë moment nuk e përmendi që djali i saj ka vrarë edhe djalin tim. Ajo përmendi vetëm katër viktima, por të pestin e harroi. Sepse kanë qenë pesë viktima që ka vrarë djali i saj dhe jo katër. Ku ka qenë deputetja Xhuvani këta tre vjet që mua më ka vdekur djali? Pse nuk trokiti në derën time dhe të kërkonte falje? Ajo këtë veprim bëri edhe tani: nuk u kërkoi falje familjeve të tjera, por thjesht kërkoi mallëngjim, duke thënë se ‘ai ishte djali im dhe mbetet djali im’. 54-vjeçari shprehet se deputetja duhej ta kishte dhënë dorëheqjen më parë dhe se ka frikë se edhe këtë herë drejtësia nuk do të marrë vendimin e duhur për Kostandinin. “Unë sot u drejtohem prokurorisë dhe gjykatës që të vënë drejtësinë në vend. Unë nuk e besoj fare fjalën e nënës së tij, e cila thotë se unë do jap dorëheqjen që drejtësia të bëjë punën e saj, sepse unë mendoj se sërish në drejtësi do ketë ndërhyrje. Sepse në deklaratën e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se Luiza Xhuvani ishte mikesha e tij, por ajo për të nuk është mikesha. Nuk do të thotë se ai duhet të hedhë baltë mbi Luiza Xhuvanin, por kryeministri me deklaratën e tij jep një mesazh politik dhe në të njëjtën kohë edhe një mesazh prokurorisë dhe gjykatave, duke u thënë që ta shohin më mirë këtë punë, sepse deputetja ishte mikesha e tij. Për mendimin tim, Luiza Xhuvani nuk duhej të dilte fare para televizionit, sepse ishte një turp dhe nuk mund të luhet teatër”.