Dy të rinj kanë goditur me një llamarinë në krah bashkëmoshatarin e tyre duke i shkaktuar plagë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e sherrit mes palëve. Bëhet fjalë për dy nxënës të shkollës së mesme profesionale “Beqir Çela”, në Durrës, të cilet janë zënë me një bashkëmoshatar, duke e goditur me mjete të forta. Sipas burime të uniformave blu, i riu është goditur me një llamarinë në krah, duke i shkaktuar dhe plagë. Referuar këtij sherri, dy të rinjtë janë shoqëruar për në komisariat për t’u marrë në pyetje.