Samiti-euro-aziatik ka mbledhur në Milano 53 përfaqësues të qeverive ku shumica përfaqësoheshin nga kryeministra e presidentë. Zhvillimet në këtë samit zunë vendin e parë në faqet e mediave italiane. Në të merrnin pjesë kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti rus Vladimir Putin, kryeministri Kinez e të tjerë krerë shtetesh e qeverish të vendeve të Europës dhe Azisë. Corriere della Sera shkruan se “një grup i madh i delegacionit shqiptar, sapo ka mundur, ia ka mbathur për në Liguria. Jo për të parë detin, por për kazinonë e Sanremos”. Skandali është raportuar edhe në disa media të tjera, ndonëse në gazetën italiane zuri një vend të vogël nga fundi i kronikës. Delegacioni shqiptar përfaqësohej nga Ministria e Mbrojtjes por pa ministren Mimi Kodheli dhe ndodheshin aty sëbashku me delegacione të tjera të huaja
Mes të tjerash në artikull shkruhet se Putin ishte i zemëruar, kurse kryeministri spanjoll Mariano Rajoy tepër entuziast. “Kush e di se nga vinte zemërimi i Presidentit rus Vladimir Putin. Mos vallë nga një manovër e gabuar e shoferit gjatë hyrjes ose për shkak të madhësisë disproporcionale të makinës me derën kryesore. Është vënë re entuziazmi i Kryeministrit spanjoll Rajoy, i cili kur iku nga darka zyrtare në Pallatin Mbretëror drejt një restoranti në Porta Venezia”. Corriere ironizon dhe delegacionet e tjera, si përshembull, ai indonezian u vu në alarm. Cfarë ndodhi? Dikujt aty i ishin thyer syzet, i nevojiteshin patjetër të reja. Mes vëzhgimeve të gazetarit italian përmendej se të paktën 25 makina kishte kryeministri kinez Li Keciang, ndërsa Putin kishte pesë limuzina të njëjta. Japonezët ishin të kujdesshëm dhe kërkonin informacion rreth organizimit të takimit. Janë ekzaminuar para lagjes, lokalet dhe lista e klientëve. Ndërkaq, snajperët ishin pozicionuar në ndërtesat fqinje. Ka pasur dhe plane alternative për sistemin rrugor për evakuim në rast rreziku ose sulmi dhe kishte shtesë të personelit, të gatshëm për përforcim. Ndërkaq, ishin angazhuar katër mijë forca policore.