Tashmë është gjithçka gati. Shqiptarët dhe serbët janë me sy e veshë nga Federata Europiane e Futbollit për t’u njohur me vendimin përfundimtar të organit më të lartë futbollistik europian. Federata Shqiptare e Futbollit, por dhe ajo Serbe kanë bërëlëvizjet e tyre të fundit në ‘fushën e shahut’ dhe tashmë pritet vendimi i UEFA-s për të kuptuar verdiktin final, i cili me shumë mundësi do të bëhet publik të premten, edhe pse Komisioni i Disiplinës në UEFA do të mblidhet sot për të vendosur mbi fatin e ndeshjes së ndërprerë 9 ditë më parë në Beograd mes Serbisë dhe Shqipërisë. Ajo që është e sigurt është fakti se sot apo të premten do njihemi me faktin nëse takimi do të fitohet në tavolinë nga njëra prej skuadrave apo do të riluhet, pasi sanksionet do të merren në një takim të dytë të Disiplinës në muajin nëntor. Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar linjën e saj mbrojtëse. Përmes një komunikate zyrtare, FSHF bën të ditur se qëndrimi i saj është i qartë dhe në sajë të provave televizive dhe atyre të mbledhura në fushë, Shqipëria duhet të marrë tri pikët në fushë, në të kundërt FSHF do të apelojë vendimin. “Me njoftimin e akuzave të ngritura kundër Shqipërisë, FSHF, nën drejtimin e zyrës së saj ligjore, Haxhia & Hajdari, ka filluar mbledhjen e materialeve provuese dhe përgatitjen e mbrojtjes. Përpilimi i argumenteve juridike të mbrojtjes dhe këshillimi ligjor në lidhje me çështjen u është besuar dy zyrave të mirënjohura ligjore në fushën e së drejtës sportive: Littleton Chambers në Londër dhe Levy Kaufmann-Kohler e bazuar në Gjenevë”, lexohet në komunikatë. “Në materialin e dorëzuar pranë UEFA-s theksohet që në ndeshjen Serbi-Shqipëri të datës 14.10.2014 futbollistët e Shqipërisë kanë qenë viktimë e dhunës fizike dhe verbale e shoqëruar me thirrje raciste. Në lidhje me thirrjet raciste, një kërkesë e veçantë i është dërguar UEFA-s ditën e Hënë për përfshirjen e tyre në procedurën e hapur dhe zgjerimin e akuzave kundër Serbisë. Të gjitha këto shkelje janë të provuara nëpërmjet pamjeve filmike dhe raporteve mjekësore të cilat janë depozituar pranë UEFA-s. Futbollistët e Shqipërisë nuk kanë refuzuar të luajnë, por vazhdimi i lojës ka qenë i pamundur si pasojë e drejtpërdrejtë e dëmtimeve fizike dhe psikologjike prej sulmeve të pakontrollueshme të tifozëve serbë, të punonjësve të sigurisë dhe, në disa raste të izoluara, edhe të vetë futbollistëve serbë. Siç rezulton edhe prej raportit të Delegatit të Sigurisë të UEFA-s janë evidentuar shkelje të rënda si: 1. Mungesa e sigurisë së nevojshme të fushës së lojës; 2. Sjellja shumë e keqe e tifozëve; 3. Menaxhimi i dobët i stadiumit dhe 4. Gjendja e tij e keqe deri në konstatimin e faktit të rëndë që policia “nuk mund të mbrojë lojtarët dhe arbitrat”; 5. Si pasojë e sa më sipër rezulton qartësisht që nuk janë siguruar kushtet e barabarta për vazhdimin e ndeshjes së futbollit. Prandaj, sqarohet në komunikatën e FSHF-së,Në mbështetje të neneve 21(1), 6(1) g) dhe 21 (4) a) të Rregullores së disiplinës, jo vetëm që shkelja për të cilën është akuzuar FSHF duhet të rrëzohet, por FSHF ka kërkuar edhe fitoren 3-0 në tavolinë.”, thekson FSHF në komunikatën e saj, Po ashtu Qeveria Shqiptare e Futbollit ka sqaruar edhe çështjen e banerit, që sipas saj nuk ka lidhje fare me tifozerinë shqitpare. “Përsa i përket akuzës së banerit të paligjshëm që u shfaq mbi fushën e lojës, ajo duhet rrëzuar, ndër të tjera, për arsyet e mëposhtme: 1. Në stadium nuk ka pasur tifozë të Shqipërisë përveç futbollistëve dhe delegacionit; 2. Si futbollistët ashtu edhe delegacioni janë kontrolluar nga policia pas ndeshjes dhe nuk është gjetur asnjë objekt për pilotimin e helikopterit; 3. Baneri ka ardhur nga zona jugore prapa portës, zonë e cila ka qenë me tifozë Serbë të cilët nuk kanë qenë të kontrolluar nga policia meqenëse kanë mundur të fusin në stadium flamuj politikë, sende të forta si dhe një fuçi; 4. Për të gjitha këto arsye është e pamundur të përcaktohet autori i incidentit dhe fakti që ky i fundit është Shqiptar (territori i hartës në baner është më i gjerë se territori i Republikës së Shqipërisë). Si përfundim FSHF informon që vendimi i marrë nga UEFA mund të jetë objekt i apelimit pranë Gjykatës të Arbitrazhit të Sportit”, përfundon komunikimi i FSHF-së. Mbledhja e komisionit të disiplinës do të bëhet rreth orës 11:00 të mëngjesit, siç është dhe itinerari i zakonshëm, ndërsa një përgjigje publike nuk pritet më parë se dita e premte. Mësohet gjithashtu se gjatë mbledhjes së komisionit nuk do të ketë përfaqësues të Federatës Shqiptare apo Serbe të Futbollit, por vetëm anëtarët e Komisionit të Disiplinës së UEFA-s.