Serbi-Shqipëri luhet më 9 nëntor në Vjenë. Merreni shtruar! Fjala është për ekipet me të njëjtin emër që luajnë në Ligën e Dytë të Landit të Vjenës, Austri. Në dhjetë ndeshjet e para, ekipi shqiptar SV Albania ka shkëlqyer duke grumbulluar 25 pikë (8 fitore, një barazim dhe një humbje) me diferencë golash +29, ndërsa ekipi serb renditet në vendin e 10-të, me 13 pikë të grumbulluara. Serbia dhe Shqipëria do të ndeshen më 9 nëntor 2014, për javën e 13 të 2.Landesliga Wien. (sportnews)