Rihanna ka tërhequr vëmendjen këtë të dielë teksa ka darkuar në një restorant në Santa Monica.
26 vjeçarja është shfaqur me dy çanta të zeza ku në njërën janë të stampuara pistoleta, ndërsa tjetra ka formën e një të tille.
E veshur sportive dhe me një kapele në kokë, ylli ka mbajtur çantat e saj të preferuara të cilat nuk janë gjë tjetër veçse pjesë e stilit të veçantë të këngëtares.