Tensioni në prag të përballjes Serbi-Shqipëri sa vjen e po rritet. I gjithë delegacioni i ekipit tonë kanë mbërritur në Beograd aty ku do të luhet edhe sfida e shumë pritur me kombëtaren e Dik Advokat. Nuk do të ketë tifozë shqiptar në Beograd. Serbët e quajnë të fituar luftën me federaten tonë, ndërkohe që kërcënojne këdo që tenton të valëvisë flamurin kuqezi në stadiumin e kryeqytetit serb. Mbërritja e kombëtares në Beograd Nis misoni anti-Serbi. I gjithë delegacioni i ekipit tonë përfaqësues me në krye presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, janë nisur sot nga aeroporti i Rinasit në orën 11 : 00 me destinacion Beogradin aty ku do të luhet edhe sfida e shumë pritur me kombëtaren e Dik Advokat. Pas dy orësh udhëtim përfaqësuesja kuqezi ka mbërritur në aeroportin e Beogradit dhe e shoqëruar nga forcat policore i është drejtuar hotelit ku do të akomodohet deri nesër në mbrëmje kur do të luhet edhe ky takim i një rëndësie të vecantë. Sot në orën 20 : 45 kombëtarja kuqezi do të zhvillojë edhe stërvitjen e fundit ne ‘Partizan Stadium”, e më pas gjithçka do të jetë gati për betejën sportive dhe jo vetëm kundër perfaqesueses sllave. Serbët paralajmërojnë: Do arrestohet kush valëvit flamurin shqiptar Serbët paralajmërojnë se do të arrestojnë çdo shqiptar që do të provojë të futet në stadium të martën e 14 tetorit. Sipas gazetës së Beogradit “Blic”, autoritetet vendase kanë vendosur masa të rrepta për çdo tifoz shqiptar që dëshiron të shikojë ndeshjen Shqipëri-Serbi. E kështu, sipas “Blic”, çdo tifoz që do të futet në stadium me ndonjë flamur kombëtar shqiptar apo me diçka tjetër që e identifikon si tifoz shqiptar do të arrestohet menjëherë nga policia. Sipas Gazetës edhe tifozët e thjeshtë që dëshirojnë të shikojnë këtë sfidë nga stadium i “Partizanit” do ta pësojnë. E ndërkaq UEFA për të shmangur çdo lloj incidenti ka vendosur dhe ka njoftuar Federatat respektive, dhe kryesisht atë shqiptarë se të martën në Beograd nuk ka tifozë shqiptarë. Duke plotësuar kështu insistimin e federatës serbe. Nga ana e tyre edhe serbët nuk do të vijnë me tifozë me vete në Elbasan 8 tetorin e ardhshëm, të cilët gjithashtu s’do të jenë të pranishëm në ndeshjen në Shqipëri. Kushti që vunë serbët javë më parë për ardhjen e tifozëve me plotësime formularësh të detajuar, nuk u pranua nga pala shqiptare, për rrjellojë, duke marrë në konsideratë vendimin e UEFA-s, u vendos që mos të ketë tifoz miq në të dyja përplasjet me Serbinë. “Nuk besoj se do të udhëtojmë me tifozë. Dihet korrespondenca që kemi pasur me palën serbe që pranimi ose mospranimi i plotësimit të formularëve, kjo gjë nuk është pranuar nga ne, dhe ata nuk janë tërhequr. Përfundimisht, ka një ndërhyrje të UEFA, që ti rikthehemi asaj marrëdhënie që të dy vendet të jetë pa tifozë vizitorë ose me një numër minimal. Unë jam prap i atij mendimi: që ne duhet të udhëtojmë me tifozë dhe ata duhet të vijnë me tifozë. Nuk e di pse.. në një lloj mënyrë policia serbe ka insistuar dhe është bazuar ligjërisht në ato kërkesa që ka bërë dhe nuk është tërhequr nga kërkesat që bëri për të plotësuar atë formular.” tha ai për mikrofonin e Ora News. Nga ana e tij për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, këtë të dielë 12 tetor 2014, Presidenti i Federatës Serbe të futbollit, Mirco Milvoji, konfirmoi vendimin e UEFA-s dhe ata tashmë pranojnë ndeshjen pa tifozë shqiptarë në Beograd dhe pa tifozë serbë në Shqipëri. Ferderata shqiptare e konfirmoi vendimin një ditë më parë, ndërsa nga ana tjetër homologu i Dukës konfirmoi faktin e marrjes së këtij vendimi. Qeveria e futbollit UEFA, preferoi zgjidhjen e ndërmjetme, duke pranuar deri diku kushtin e Federatës serbe, për një profil që ka një ndeshje e tillë. “Jo tifozë shqiptarë në Beograd, asnjë tifoz serb në Shqipëri”.