Kryeministri Rama e ka cilësuar një shfaqje të shëmtuar atë të fqinjëve serb në fushën e lojës kundër kombëtares shqiptare. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryeministri u shpreh se ishte krenar për lojën e Kuqezinjve. "Me zemër i pranishëm në aeroportin "Nënë Tereza" ku Kuqezinjtë po priten siç e meritojnë për gëzimin e krenarinë që na dhanë #ForcaShqipëria". Ky postim pasohej nga një pak më herët ku shkruan:"Krenar për Kuqezinjtë që për sa pati futboll fituan me lojë e me raste / Keqardhje për fqinjët që lanë nam botërisht me shfaqjen e shëmtuar"