Drejtori i Sporteve në Ministrinë e shqiptare të Arsimit, Vladimir Gjoni, që ka qenë pjesë e delegacionit shqiptar në Beograd, tha se delegacioni ka qenë nën kërcënim nga tifozët serbë, por se vetëm një xhami i kabinës i ka mbrojtur. Gjoni ka shtuar se i gjithë delegacioni shqiptar para dhe pas ndeshjes u servijua dhe u mor në masa të rrepta sigurie. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Gjoni gjithashtu tha se përveç dhunës së tifozëve serbë ndaj lojtarëve të Shqipërisë, policia serbe për një moment ndaloi edhe Olsi Ramën, vëllau i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Ai e ka cilësuar situatën si një histeri koleketive, ku kishte fyerje, banalitet dhe ofendime