Kryeministri Edi Rama inspektoi sot 5 kantiere ndërtimi në qytetin e Durrësit. Gjatë vizitës, kryeministri deklaroi se punimet janë një premisë e zhvillimit europianizues, dhe se transformimi në vend do të vijë jo vetëm në infrastrukturë por edhe në ekonominë e vendit.
Kreu i qeverisë deklaroi se falë punës së këtyre kantiereve të ndërtimit, është arritur të kryhet ajo që nuk është bërë në 20 vjet.
“Sot kemi përpara një zinxhir kantieresh që na bëjnë të ndihemi krenarë. Me këto kantiere po bëjmë sa nuk është bërë në 20 vjet. Punimet janë premisë e zhvillimit europianizues”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë deklaroi gjithashtu se rruga që lidh qytetin e Durrësit me plazhin është në zhvillim e sipër. Ai bëri me dije se “për herë të parë, do ketë një korsi biçikletash prej 7 km”.