Kryeministri Edi Rama deklaroi në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se ishte krenar për performancën e ekipit tonë në ndeshjen me Serbinë.
“Jam krenar për 24 orët e Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe për çka na dhuruan djemtë e kombëtares, të cilët për sa kohë pati futboll, ishin superiorë me lojë dhe me rastë. Përsa na takon neve, besoj që nuk kemi asnjë lidhje me atë që ndodhi”, theksoi kryeministri.
Sipas Edi Ramës, mbërritja e atij flamuri në stadium nuk ishte provokim: “Askush nuk u ndje i provokuar nga shfaqja e atij flamuri në atë moment, por fatkeqësisht autoritetet e larta serbe thonë se janë provokuar. Shpreh keqardhjen e thellë që shfaqja e një flamuri në fushën e futbollit, aty ku kishte mijëra flamuj serbë, të mund të përdoret si një alibi për gjithë atë që ndodhi.”
Por, a do të ndikojë kjo ngjarje në vizitën e javës së ardhshme në Beograd?
“Futbolli nuk mund të bëhet instrument i politikës dhe politika e shteteve nuk mund të udhëhiqet nga çfarë ndodh në një fushë futbolli”, saktësoi kryeministri.
Rama i jep përgjigje edhe akuzave të palës serbe se vëllai i tij, Olsi Rama, provokoi me flamurin në stadium: “Ndjej keqardhje për të gjithë ata që janë bërë pjesë e këtij manipulimi që nuk tregon asgjë tjetër veçse përpjekjen për tu kacavjerrë pas një alibie tërësisht të montuar. Nuk ka asgjë të vërtetë në gjithë këtë, por ka vetëm një argument më shumë për të vërtetuar sesa larg realitetit dhe sesa larg qëllimeve tona të përbashkëta ishte ajo çka u shfaq dje dhe ajo çka u komentua sot nga autoritetet e larta në Serbi.”