Forcat policore serbe kanë hyrë në dhomat e zhveshjes së përfaqësueses shqiptare, duke kontrolluar të gjithë stafin dhe lojtarët me synim gjetjen e telekomandës që komandonte minihelikopterin që solli flamurin e hartës së Shqipërisë së madhe në stadiumin “Partizani” të Beogradit.
Dhoma e zhveshjes është një ambient i shenjtë dhe nuk lejohet të hyjë kushdo, madje as drejtuesit e federatës sonë, pasi ka një protokoll që respektohet.
E megjithatë, kur u vendos që përfaqësuesja jonë nuk do të dilte më në fushë, në shenjë hakmarrjeje, por mbi të gjitha akuzuese, pala serbe urdhëroi policinë të bënte këtë kontroll fyes.
Drejtuesit e federatës shqiptare ndodheshin aty duke xhiruar gjithçka, pasi besimi është reciprok, ndërkohë që civilë të tjerë kontrollonin gjithçka kishin dhomat e zhveshjes për të gjetur diçka e cila do të na hidhte fajin e asaj ngjarjeje.
Pasi dështoi sërish në dyshimet e saj fyese, pala serbe mori konfirmimin nga policia që të linte lojtarët dhe stafin të lirë të iknin nga stadiumi, duke hedhur poshtë të gjithë atë që u mendua në fillim se po i mbante për arsye sigurie, pasi ata me sa duket po kërkonin një fajtor për të gjithë turpin e madh që bënë në një ndeshje eliminatore të një kampionati europian. /