Zyrtarët serb nuk shohin asgjë të keqe në deklaratat e fundit që ka bërë presidenti rus Vladimir Putin, ku e barazon rastin e Kosovës me atë të Krimesë.
Gjatë një konference për media, Putin ka deklaruar se Krimea është pjesë e Ukrainës e cila është aneksuar nga Rusia, njësoj si edhe rasti i Kosovës.
Sipas Putinit, dallimi i vetëm ndërmjet tyre është se Krimea është ndarë me anën e një referendumi, ndërkaq Kosova me anë të një deklarate të pavarësisë.
Tani, si duhet të kuptohen këto deklarata të presidentit rus, i cili në mënyrë të tërthortë “pranoi” pavarësinë e Kosovës, shkruan Blic