Për pajtimin shqiptaro-serb, kusht kërkim-falja nga Beogradi!!!


Historia e marrëdhënieve shqiptaro-serbe nuk është histori e armiqve të përjetshëm, edhe pse nga të dyja palët perceptohet si e tillë. Megjithatë, konflikti mes dy popujve ekziston dhe ai është në përshkallëzim prej fundit të shekullit XIX deri në ditët e sotme.

Për më tepër, ideja e urrejtjes së përjetshme duhet të ndërlidhet me përshkallëzimin e konfliktit që u zhvillua gradualisht në një konfrontim të plotë nacional në shekullin XX.
 Koha Ditore shkruan se kështu e shpjegon historinë e marrëdhënieve shqiptaro-serbe Oliver Jens Schmitt, profesor në Universitetin e Vjenës,
 ku ligjëron historinë e Evropës Juglindore, duke shtuar se, në fakt, edhe nacionalizmi serb, edhe ai shqiptar nuk kanë ekzistuar para këtij konflikti dhe se ata janë zhvilluar gjatë konfliktit.

 Schmitt është i njohur për publikun shqiptar dhe atë të Kosovës për disa libra që ka shkruar për historinë e shqiptarëve, përfshirë librin e debatuar shumë për Skënderbeun (“Skënderbeu”, botuar shqip në Tiranë, më 2008), sikur edhe për historinë e shkurtër të Kosovës (“Kosova: Histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike”, botuar në shqip, në Prishtinë, më 2012, nga KOHA).

 Në lidhje me perspektivën e marrëdhënieve shqiptaro-serbe, ai insiston se një proces i pajtimit mes dy popujve mund të ndodhë, por që një proces i tillë të nisë parakusht është një akt i kërkim-faljes nga Serbia për krimet që ka kryer në Kosovë, në luftën e vitit 1998-1999.
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2