Partia Demokratike u bën thirrrje qytetarëve të bashkohen në protestë kundër rritjes së çmimit të dritave, kundër të keqes, varfërisë e padrejtësisë që po shkakton kjo qeverisje.
“Partia Demokratike i bën thirrje qytetarëve të ngrihen, dhe të bashkohen në protestë, nga Jugu në Veri, nga Lindja në Perendim.Askush nuk mund të luajë me jetën dhe të ardhmen e shqiptarëve.Ka ardhur koha që të gjithë sëbashku ti themi ndal të keqes që ka mbërthyer vendin.Ka ardhur koha të ngrihemi e ti ndalim”.
Grida Duma në një deklaratë për mediat nga selia blu, tha se Kryeministri hoqi fashën mbrojtëse të energjisë për 70% të konsumatorëve, duke bërë që mbi 2 milionë shqiptarë të varfër, të zhytur në borxhe, të rrënohen më tej.
“Me heqjen e fashës mbrojtëse, fatura mujore për 2 milionë e 100 mijë shqiptarë do të jetë deri në 70 përqind më e shtrenjtë” tha ajo.
Deklarata e plotë
Dy milionë e 100 mijë shqiptarë të varfër, të zhytur në borxhe, pa punë, në antkh për bukën e gojës dhe pa shpresë për të ardhmen, do të vuajnë edhe më shumë nga vendimi që ka marrë Edi Rama për të rritur cmimin e energjisë elektrike.
Dy milionë e 100 mijë shqiptarë të varfër, të zhytur në borxhe, pa punë, në antkh për bukën e gojës dhe pa shpresë për të ardhmen, do të vuajnë edhe më shumë nga vendimi që ka marrë Edi Rama për të rritur cmimin e energjisë elektrike.
Janë dy milionë e 100 mijë shqiptarë që konsumojnë më pak ose deri në 300 KË në muaj, të mbrojtur deri tani me anë të cmimit 77 lekë për kilovat.Edi Rama e hoqi fashën mbrojtëse për këtë kategori që është rreth 77 përqind e konsumatorëve.
Cmimi i energjisë elektrike është edhe sot shumë i lartë, krahasuar me të ardhurat e qytetarëve dhe duke ditur se kostoja e prodhimit tek ne është më e ulëta në Europë.
Por rritja dramatike që ka vendosur të bëjë Edi Rama, është vdekjeprurëse. Me heqjen e fashës mbrojtëse, fatura mujore për 2 milionë e 100 mijë shqiptarë do të jetë deri në 70 përqind më e shtrenjtë.
Vetëm një pushtues do të sillej kështu me popullin e tij.Eshtë Edi Rama që premtoi uljen e cmimit të energjisë elektrike me 20 përqind, pasi u zotua se do të hiqte TVSH-në.
Eshtë Edi Rama që premtoi rilindje, legalizim e shëndetësi falas, 300 mijë vende pune.Po shihni ku e katandisi vendin. Papunësi, varfëri, pasiguri. Rritje të cmimeve, rritje të cmimit të energjisë, rritje të cmimit të naftës.
Deri ku do të shkojë e keqja që ska fund me këtë kryeministër, me këtë qeveri.Shqiptarët nuk ia kanë për borxh oligarkut Rama dhe skotës së tij.E keqja nuk do të ndalet derisa ne të gjithë sëbashku ta ndalim.
Partia Demokratike i bën thirrje qytetarëve të ngrihen, dhe të bashkohen në protestë, nga Jugu në Veri, nga Lindja në Perendim.Askush nuk mund të luajë me jetën dhe të ardhmen e shqiptarëve.Ka ardhur koha që të gjithë sëbashku ti themi ndal të keqes që ka mbërthyer vendin.Ka ardhur koha të ngrihemi e ti ndalim.