Një student, i cili ka ngelur dy vite rresht në provimin e matematikës, vendosi të bëjë një tatuazh formulën që nuk e memorizoi dot kurrë, në një zonë tejet të veçantë të trupit të tij, në të pasme. 19 vjeçari Rory Kirkman ia tha planin e tij një miku, por fillimisht ai nuk e besoi dhe mendoi se po bënte shaka. “Pasi jam munduar plotë dy herë për të marrë atë test, nuk ia kam arritur. formula Një herë mora 4 dhe një herë tjetër 4 e gjysmë por këto nuk janë rezultatet që unë dua për veten time, ndaj do të studioj edhe një vit tjetër për të marrë provimin”, tha Rory, i cili studion psikologji dhe kriminologji në "University of the West of England", në Bristol.