Ata janë majmunë, që të tre (Blatter, Platini dhe Federata Serbe e Futbollit). Unë nuk kam frikë ta them këtë gjë. Majmunë! Ju e dini që kam të drejtë". Këto janë disa prej fjalëve që përdor Des Kelly në një shkrim për tabloidin e famshëm britanik "Daily Mail". Ai akuzon FIFA-n, UEFA-n dhe Federatës Serbe se nuk po bëjnë asgjë për të dënuar fenomenin e racizimit në futboll. I nxitur nga ndeshja e fundit Serbi-Shqipëri, ku gjatë gjithë 40 minutave të luajtura u dëgjuan thirrjet "Vrisni, vrisni shqiptarët" dhe shumë parrulla të tjera raciste, Kelly kujton edhe ndeshjen e mes Serbi U21 dhe Angli U21 ku futbollisti anglez Danny Rose ra pre e abuzimit racist të futbollistëve dhe tifozëve serbë. Ai shprehet se ajo çfarë ndodhi me Rose ishte e rëndë, por ngjarjet që e pasuan atë në Beograd janë edhe më të rënda. Ai i kërkon Sepp Blatterit dhe Michel Platinisë