Dy vjet më parë ajo po luftonte me vdekjen pasi u qëllua në kokë nga talibanët në Pakistan. Sot, pasi u nderua me Çmimin Nobel për Paqen si një aktiviste e të drejtave të femrave për arsim, Malala Jusafzai, ende adoleshente, shprehet se është e nderuar për vlerësimin që i është bërë përpjekjeve të saj.
“Ndihem e nderuar që jam zgjedhur si candidate dhe më pas fituese për këtë çmim kaq të vlefshëm. Jam krenare që bëhem pakistanezja e parë dhe personi më i ri që merr këtë çmim”, tha ajo. Edhe para fitimit të Nobelit, Malala është vlerësuar në të gjithë botën si një prmotore e të drejtave të femrave, me qëndresën që i bëri talibanëve në vendlindjen e saj.
Nobelin, ajo e ndau me indianin Kailash Satiarti, vendim që sipas saj është i rëndësishëm, në një kohë kur marrëdheniet mes Pakistanit dhe Indizë janë tensionuar së tepërmi. “Ky vendim jep mesazhin e dashurisë mes Pakistanit dhe Indisë. Të dy palët mbshtesin njëri-tjetrin pavarësisht ngjyrës së lëkurës, gjuhës që flasin dhe besimit të cilit i përkasin. Duhet ta konsiderojmë dhe respektojmë njëri-tjetrin si qënie njerëzore.
Të gjithë duhet të luftojmë për të drejtat e fëmijëve dhe të femrave, për të drejtat e çdo qënie njerëzore”. Malala pranoi se fitimi i Nobelit e ka forcuar dëshirën e saj për të propaganduar të drejtën e fëmijëve për arsim. “Ndjehem më e fuqishme dhe më guximtare sepse ky çmim nuk është vetëm një copë metali apo medalja që mbahet varur në qafë, por një arsye më shumë për të vazhduar punën time. Përmes historisë sime dua t’u them fëmijëve të tjerë anembanë botës që të mbrojnë të drejtat e tyre”.
Malal mbështeti gjithashtu idenë e Satiartit që në ceremoninë e marrjes së çmimit në dhjetor të ftoheshin edhe kryeministrat e Indisë dhe Pakistanit. “E dimë që sot ka tension në kufi, por ne duam që mes dy vendeve të ndërtohet një marrëdhënie e fortë”, u shpreh ajo.
Ndërkohë, jehona e fitores së Malalas vazhdon ende në Pakistan, kryesisht me të rinjve. Studentët në një shkollë në Karaçi që mban pikërisht emrin e nobelistes më të re të historisë ndiheshin mjaft krenar me të. “Jemi të lumtur që Malala mori çmimin”, shprehet një nxënëse. “Ajo e fitoi Nobelin sepse nuk u zmbraps nga plumbat. Dua që edhe vajza të tejra të ndjekin shembullin e saj”, thotë mësuesja e shkollës, Mudasira.