Media sociale në jetët tona (Video)


Mbase mendoni se media sociale nuk është aq e rëndësishme sa mendojmë.
 Mbase ju pothuajse nuk e përdorni fare. Por faktet janë të qarta: Media Sociale është e rëndësishme.

 Çdo ditë e më shumë përdoruesit po përdorin instrumentet e medias sociale ngjashëm me Graph Search në Facebook për të eksploruar uebin ose marrë vendime rreth diçkaje që duan të blejnë.

 Tashmë reklamuesit po krijojnë reklame në Facebook në formën e postimeve të sponsorizuara.

Kjo formë reklamimi ka barriera më të vogla dhe mund të arrijë miliona objektiva. Biznesi i kushton goxha rëndësi platformave të medias sociale sepse ne shpenzojmë një kohë të gjatë në to.

Postime e sponsorizuara integrohen me median sociale saqë nganjëherë nuk ngjason me reklamim. Dhe për me tepër ne jo vetëm që i shikojmë, por edhe angazhohemi në këto reklama.

 Reklamuesit jo vetëm që njoftohen rreth kostos për përshtypje ose klikim, por edhe rreth kostos për angazhim të tilla si pëlqime komente dhe shpërndarje.

 Media sociale i jep formë mendimit rreth markave dhe produkteve, për mirë ose për keq dhe ne e përdorim si një mënyrë e shkurtër për të njohur njerëz po ashtu. Jeni ose jo dakord mos e mendoni median sociale si diçka të parëndësishme.

 Biznesi juaj, miqësia juaj, marrëdhëniet tuaja, shëndeti juaj, madje edhe jeta juaj është e lidhur ngushtë me të. Videoja e mëposhtme tregon vendin që zë media sociale në jetët tona.

Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2