Tashmë dihet që sipas vendimit të UEFA-s, nuk do të ketë asnjë tifoz shqiptar në stadiumin në Beograd ku do të luhet ndeshja Serbi-Shqipëri por si duket ka edhe nga ata që tashmë janë në Beograd. Në internet po qarkullon një fotografi me një tifoz me flamur shqiptar para stadiumit të Partizanit, aty ku nesër Serbia luan kundër Shqipërisë.