Ky është padyshim libri më i çuditshëm dhe me rrezikshmërinë më të lartë në botë. Kjo, pasi nëse do ta lexoni deri në fund këtë libër, mundet që të vdisni. Libri titullohet "Hijet e murit të vdekjes" dhe brenda tij ndodhen copa tapicerish, që në kohën që është shkruar libri ishin me rrezik, pasi kishin arsenik. Autori Robert Clark Kedzie e ka krijuar librin në mënyrë të atillë, që askush mos ta ketë mundësinë ta hapë e ta lexojë atë. Kjo, pasi brenda tij ndodhen copa arseniku, mjaft të rrezikshme për jetën e njeriut. Kjo është bërë për sensibilizim dhe për të njohur një realitet nga koha kur u shkrua libri (viti 1874), ku kishte shumë familje që tapiceritë me arsenik i përdornin