Mandarina parandalon kancerin, sulmin në zemër dhe pakëson kilogramët

Mandarinat mund ta zvogëlojnë rrezikun nga kanceri i mëlçisë. Në fakt, shkencëtarët kanë zbuluar që njerëzit që kanë virusin kronik të hepatitit mund ta zvogëlojnë rrezikun nga zhvillimi i kancerit të mëlçisë nëse pinë lëngun nga mandarinat e freskëta
 Janë burim i mirë për vitamina C
Mandarinat mund t’ju japin edhe deri 80 për qind të konsumit ditor për vitamina C, që janë të domosdoshme në luftën kundër radikalëve të lirë.  Antioksiduesit që gjenden në mandarina parandalojnë zinxhirin e dëmshëm dhe parandalojnë dëmtimet, duke ndikuar në forcimin e sistemit imun.
 Rregullojnë kolesterolin
Antioksiduesit në mandarina mund ta ulin nivelin e kolesterolit. Këtë e arrijnë duke luftuar kundër radikalëve të lirë të cilët oksidojnë kolesterolin, kështu që ai grumbullohet në muret e arterieve.  Nëse vjen deri te shtresat e kolesterolit, gjaku qarkullon ngadalë, që lajmëron shtypjen e lartë të gjakut, sëmundjet e zemrës dhe dëmtimin e mëlçisë.
 Rregullojnë peshën
Konsumimi i rregullt i fibrave ndihmon që të ndiheni të ngopur më gjatë. Fëmijët dhe të rriturit duhet të marrin rreth 20 gramë fibra në ditë.
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2