Evropa duhet të presë 81 vjet për arritjen e barazisë gjinore në punë, nëse vazhdohet me këtë ritëm zhvillimi. Ky është rezultati i analizës së Forumit Ekonomik Botëror, e cila është përqendruar në faktorët ekonomikë, shëndetësorë dhe arsimorë, si dhe pjesëmarrjen politike të grave.
Vendi ynë renditet i 28-i, duke lënë pas në rajon Maqedoninë dhe Greqinë, por edhe një vend të zhvilluar si Italia. Indeksi i boshllëkut gjinor tregon se vendet nordike janë vendet ku gratë jetojnë më mirë. Gjermania, edhe pse një superfuqi botërore, u rendit e 12-a, për shkak të nënpërfaqësimit politik të gruas.
Italia ka një boshllëk gjinor më të madh se Nikaragua, Mozambiku dhe Botsvana. Gratë jetojnë më keq në ekonominë e katërt evropiane, përsa u përket faktorëve ekonomikë dhe fuqizimit politik, sipas studimit. Italia, e renditur e 69-a në listë, po vuan, pjesërisht për shkak të pikëve të ulëta të pjesëmarrjes së gruas në politikë. FEB arriti në përfundimin se Italia ka një boshllëk prej 75%, që duhet të plotësohet në këtë fushë, duke marrë parasysh pjesëmarrjen e gruas në parlament dhe në karriget ministrore.
Vendet u vlerësuan edhe në varësi të faktit nëse kishin pasur një kryetare shteti femër gjatë gjysmëshekullit të fundit.
Dhjetëshja më e mirë
Norvegjia
Islanda
Danimarka
Suedia
Finlanda
Letonia
Sllovenia
Zvicra
Belgjika
Irlanda