Një protestë e pazakontë në Gjermani ka si protagoniste lopën Doris dhe pelenën e saj. Fermeri Johann Huber vendosi që të protestojë në këtë mënyrë kundër ligjit të ri të Bashkimit Europian, i cili parashikon gjoba për gjithë ata që braktisin plehun organik të kafshëve në shpatet e pjerrëta. Fermeri shprehet se do ta ushtrojë këtë praktikë të pelenave me 18 lopët që po ka, pasi plehu organik nuk është i dëmshëm.