Ylli i televizionit amerikan Courtney Stodden, 21 vjeçe duket se ka si qëllim që të konkurrojë aktoren e ‘Baywatch’, Pamela Anderson. Bukuroshja seksi ka realizuar një set fotografik në versionin e rojtares së plazhit, si dikur në vitet ’90 bënte Anderson në serialin super të ndjekur. Me rroba banje të kuqe Cortney duket super seksi, teksa vrapon, luan dhe pozon në plazh. 21-vjeçarja u rimartua me aktorin Doug Hutchison në gusht dhe duket me unazën në dorën e majtë.