Komisioni Disiplinor i UEFA-së ka tronditur shqiptarët, pasi i dha fitoren në tavolinë Serbisë me rezultat zyrtar 3:0. Gazeta e përditshme sportive shqiptare Panorama Sport, ka publikuar një shkrim me biografitë e nëntë anëtarëve që morën këtë vendim. Ja kush janë ata:
TOMAS PARTL
Ish-gjykatësi, që është në prag të pensionit nga UEFA
Tomas është 68 vjeç dhe ka kaluar një karrierë të gjatë si gjykatës në Austri. Aktualisht është në pension sa i përket këtij profesioni, ndërkohë që për tetë vite ka qenë edhe presidenti i federatës së futbollit në landin Kartnen në Austri. Ai u dorëhoq në 2008-ën. Gjithsesi, funksioni i tij i parë sportiv ka qenë plot 40 vite më parë, kur u emërua zëvendëspresident i Federatës. Pikërisht në vitin 1970 filloi edhe bashkëpunimi i tij me UEFA-n, për të cilin ka treguar se ishte rastësor. Aktualisht, prej disa vitesh është presidenti i Komisionit të Disiplinës në UEFA. Më parë ka qenë përfaqësues i këtij institucioni në Europën Lindore, për shkak se flet mirë sllavisht, gjuhë e nënës së tij sllovene. Partl ka një pasuri të konsiderueshme, ku mes të tjerave gëzon një pronë prej 50 hektarësh, të cilën e ka mbjellë me pemë dhe bimë të ndryshme. Ai njihet si një person që e dënon ashpër dhunën. Vetëm në një ndeshje ka vendosur 1.2 milionë euro si gjoba, ndërkohë që ka dënuar ashpër Murinjon apo Runin për gjeste antisportive në fushë.

ZHAK ANTENEN
Shefi i policisë së kantonit të Vaduzit
Zhak Antenen ka një karrierë të gjatë si prokuror në Zvicër, sidomos në qytetin e Lozanës. Më pas, ai ka lëvizur si shef investigimi në qytete të ndryshme, duke qenë i obsesionuar për pastrimin e parave. Në disa nga çështjet më të spikatura ka arritur të provojë dhe urdhërojë arrestimin e një rrjeti të fuqishëm kolumbian të drogës. Ndërkohë, është bërë pjesë e Komisionit të Disiplinës në UEFA që nga viti 1997, në pozicionin e zëvendëspresidentit. Aktualisht mban pozicionin e shefit të policisë në kantonin Vaduzit në Zvicër, i cili ka afro 800 mijë banorë. Madje, ai ka marrë shumë vlerësime për efikasitetin dhe rezultatet e arritura në punë. Antenen shihet edhe si personi i duhur për të vënë me përgjegjësi Serbinë, e cila ka qenë e paaftë për të siguruar si duhet stadiumin, në një ndeshje ku nuk kishte asnjë tifoz kundërshtar.

SANDOR BERZI
Sekretari i përgjithshëm i Federatës Hungareze
Sandor Berzi nuk ka një karrierë sportive, por ka një eksperiencë të gjatë në fushën e sportit. Ai ka qenë financiar, më pas drejtor sportiv dhe për disa vite zëvendëspresident i klubit hungarez MTK. Gjatë kësaj periudhe klubi hungarez ka pasur rezultate të shkëlqyera dhe një bilanc ekonomik tepër pozitiv. Që prej vitit 2006 ai mban pozicionin e sekretarit të Përgjithshëm në Federatës Hungareze të Futbollit. Para tri vitesh u emërua edhe presidenti i komitetit të arbitrave në vendin e tij dhe drejtor i Marrëdhënieve me jashtë të institucionit. Sandor është i martuar me një ishbasketbolliste të ekipit MTK, Beata Meshko, dhe ka dy fëmijë. Prej vitesh është edhe zv.president i Komisionit të Disiplinës në UEFA. Cilësohet si një person tepër strikt ndaj rregullave dhe i gatshëm për të ndëshkuar ashpër dhunën në fushë.

XHIM STJERNE HANSEN
Ish-sekretari, që u bë milioner pas largimit
Hansen ka qenë futbollist në kampionatin danez, por jo në nivele maksimale. Ai ka luajtur me skuadrën e Hvidores dhe më pas Brondbin, kur ky i fundit arriti të ngjitej në Superligë, pasi kishte qëndruar në kategorinë e dytë. Pasi vari këpucët në gozhdë, ai studioi për tregti dhe u bë drejtor transporti. Gjithsesi, në vitin 1988 u emërua sekretar i Përgjithshëm i Federatës Daneze të Futbollit dhe lëvizi prej saj në mars të këtij viti. Në fakt, pranimi i kërkesës për të lënë postin e tij, i solli edhe një shifër të majme në llogari. Federata Daneze e shpërbleu me një shifër prej plot 2.5 milionë dollarësh, për kontratën që kishin dhe respektin për punën e arritur. Gjithashtu, ai ka një eksperiencë të gjatë bashkëpunuese me organet e drejtësisë në UEFA, ku është emëruar zëvendëspresident i Komisionit të Disiplinës.

TOMAS GEA
Avokati, i besuari i UEFA-s dhe FIFA-s
Tomas Gea është një avokat i ri në moshë, por që prej vitesh ka pasur funksione të rëndësishme nga organet drejtuese të futbollit ndërkombëtar. Aktualisht është sekretari i përgjithshëm i Federatës së Andorrës në Futboll, ndërkohë që u bë anëtar i Komisionit të Disiplinës dhe Sigurisë nga UEFA në mesin e vitit 2013. Gea është gjithashtu delegat në ndeshje të rëndësishme të kontinentit europian, por edhe të FIFA-s. Ai cilësohet si një nga njerëzit e besuar të institucioneve drejtuese të këtij sporti, kur ka qenë edhe pjesë e komitetit organizativ të Botërorit U-17. Në fakt, ai cilësohet si një njohës i shkëlqyer i rregullores dhe i ligjeve ndërkombëtare gjithashtu. Tomas ka qenë personi kryesor që ka ndikuar edhe në njohjen nga organizmat e futbollit të Andorrës, pavarësisht nivelit jo shumë të lartë të ekipit përfaqësues.

XHIMI SHOU
Inxhinieri elektronik, president i Irlandës së V.
Xhimi Shou është presidenti i Federatës së Futbollit në Irlandën e Veriut që prej vitit 2010 dhe pak kohë më pas u bë edhe anëtar i Komisionit të Disiplinës në UEFA. Në fakt, lidhja e tij me sportin nuk ka qenë shumë e ngushtë për gjatë jetës. 69-vjeçari nuk ka qenë futbollist profesionist dhe është diplomuar si inxhinier elektronik, duke punuar në një fabrikë të madhe për 30 vite. Më pas u transferua në Agjencinë e Zhvillimit Ekonomik në Irlandën e Veriut, para se të merrte postin drejtues të futbollit. Shou ka qenë pjesëmarrës në disa klube amatore, duke i ndihmuar për menaxhimin e aspektit financiar, ndërkohë ka qenë tepër energjik me sipërmarrjet e tij që kur u vu në krye të institucionit. Në fakt, ai është në vitin e tij të fundit si anëtar i Komisionit të Disiplinës në UEFA, pasi limiti i moshës është 70 vjeç.

RUDOLF REPKA
Sekretari i përgjithshëm i Federatës çeke
Rudolf Repka është emëruar si sekretar i përgjithshëm i Federatës së Çekisë në vitin 2007. Ai ishte një mes dhjetë konkurrentëve që morën pjesë dhe arriti të fitonte pas intervistës verbale. Edhe pse në moshë shumë të re, ai ka pasur një karrierë të suksesshme menaxhuese. Rudolf u emërua ai drejtor menaxherial i klubit të Teplices që në vitin 1999 dhe prej asaj kohe, arriti të rrisë ndjeshëm të ardhurat, falë aftësive të tij me marketingun dhe nuhatjes për elementët cilësorë. Pasi fitoi konkursin për postin e sekretarit të përgjithshëm, gjithashtu nisi të merrte shumë vlerësime për reformat e tij. Prej disa kohësh është bërë edhe anëtar i Komisionit të Disiplinës në UEFA, duke qenë një prej votave të rëndësishme në vendimmarrjen e dënimeve apo faljen e klubeve dhe kombëtareve të kontinentit.

ZHOEL ULF
Delegati i ndeshjeve të mëdha në Europë
Zhoel Ulf është sekretari i përgjithshëm i Federatës së Luksemburgut në Futboll. Ai ka arritur të realizojë një menaxhim tejet të suksesshëm vitet e fundit, kur edhe ekipi kombëtar ka arritur të rrisë ndjeshëm nivelin e tij. Gjithsesi, prej vitesh Ulf është edhe delegat i UEFA-s në ndeshje të rëndësishme, madje më prestigjiozet. Ai vlerësohet maksimalisht për njohurinë e tij mbi rregulloren, duke iu besuar edhe takime si ajo mes Bajernit të Mynihuit dhe Realit të Madridit, apo finalja e Ligës së Kampioneve mes Bajernit dhe Dortmundit. “Unë jam i lumtur për mbështetjen dhe vlerësimin që më ka dhënë UEFA si delegat. Kam pasur fatin të jem në ndeshje shumë prestigjioze”, ka thënë Ulf. Ndërkohë, ai është prej vitesh edhe anëtar i Komisionit të Disiplinës dhe Sigurisë.

HANS LORENC
Gjykatësi gjerman, që iu përkushtua sportit
Hans Lorenc është një nga figurat e respektuara të gjyqësorit në Gjermani. Ai ka qenë për vite me radhë gjykatës dhe, mbi të gjitha, Kryetar i Gjykatës së Krimeve të Rënda në Mainc. 63-vjeçari vendosi të japë kontributin e tij të vyer edhe në fushën e sportit, pas pensionit nga profesioni i mëparshëm. Në zgjedhjet e vitit 2007 u zgjodh presidenti i Gjykatës Sportive në Gjermani dhe për këtë ka marrë vlerësime të ndryshme. Lorenc jeton në Violshtein dhe është baba i tre fëmijëve. Bashkëpunimi i tij me UEFA-n ka ardhur vitet e fundit, pas kontributit të rëndësishëm që dha në Gjermani, duke u emëruar anëtar i Komisionit të Disiplinës të organit drejtues të futbollit në kontinent. Prej anëtarëve cilësohet si më i rrepti sa i përket zbatimit të rregullores.