El Clasico mes Real Madridit dhe Barcelonës është gjithnjë një duel që zgjon vëmendje anembanë globit. Por, kësaj radhe ai ka arsye shtesë që të konsiderohet si më i nxehti për një kohë të gjatë. Dy rivalët e urryer të La Ligës, njëkohësisht skuadrat më të fuqishme sipas historikut të garës, takohen të shtunën në Santiago Bernabeu.
Los Blancos do të mundohen t’ia shkaktojnë katalanëve humbjen e parë në edicionin e ri dhe t’ju afrohen në kreun e tabelës. Por, ekipi i Luis Enriques ende nuk ka pranuar gol dhe kjo dëshmon forcën e tyre të vërtetë. Ndërsa, të shtunën do të jenë edhe më të fortë.
Luis Suarez, përforcimi i cili erdhi gjatë verës nga Liverpool për 88 milionë euro, rikthehet në dispozicion pas skadimit të dënimit prej katër muaj moslojë pas kafshimit të Giorgio Chiellinit në Kampionatin botëror në Brazil.
“Po, Suarez do të luajë, por nuk e di se sa”, deklaroi Enrique në konferencë për shtyp. “Cristiano Ronaldo ka thënë se kalendari e dëmton Real Madridin? Sigurisht, do të ishte mirë që kalendari të mos e dëmtonte askënd. Por, ai vendoset nga interesi i televizioneve.
Kjo është një ndeshje e nxehtë, dhe jemi këtu për të dhuruar spektakël para syve të tifozëve”, u shpreh ai. Enrique dhe skuadra e tij duhet të kenë kujdes nga Cristiano Ronaldo, i cili është në formë të jashtëzakonshme dhe ka realizuar 15 gola në vetëm shtatë ndeshje.
Kurrë në Barcelonë Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se Gareth Bale do të mungojë në El Clasico për shkak të një lëndimi, por theksoi se nuk frikësohet nga Luis Suarez.
“Barcelona? E shoh të motivuar, të përforcuar me futbollistët e rinj që nuk kanë fituar ende”, u shpreh Ancelotti. “Suarez nuk është problem i imi.
Nëse do të jetë ose jo nuk ndryshon idenë e lojës.
Nuk jam këtu për të komentuar sjelljen e uruguaianit. Për futbollin është mirë që Suarez luan në La Ligë”, shtoi italiani, ndërsa konfirmoi se nuk do të shkojë kurrë te Barcelona. “Tani pasi jam trajner i Real Madridit do të thotë se nuk mund të shkojë kurrë te Barcelona”, u shpreh ai.
Barcelona kryeson në La Ligë me shtatë fitore dhe një barazim nga tetë xhirot e deritashme. Kurse, Real Madrid është në pozitën e tretë me 18 pikë, katër më pak se lideri, dhe ka bilanc prej gjashtë fitoreve dhe dy humbjeve.