Hungari, protesta për taksën e internetit!!


Vendosja e një takse mbi internetin ka shkaktuar protesta në Hungari, ku mijëra vetë marshuan në kryeqytetin Budapest me kërkesën e bllokimit të projektiligjit polemizues.

 Demonstruesit u mblodhën përpara Ministrisë e Ekonomisë me telefonë celularë në duar dhe hodhën pjesë të vjetra kompjuterësh në portat e selisë së partisë në pushtet, Fidesz. Sipas tubuesve, legjislacioni i propozuar nga qeveria është anti-demokratik dhe do të godasë më fort të varfërit. 

Ministrat premtojnë një tavan për taksën, që supozohet të jetë 150 forintë apo 0.50 euro për gigabyte të fluksit të të dhënave. Por protestues të tjerë u shprehën më të shqetësuar për pasojat.

 “Lëvizja vjen pas një seri masash alarmuese anti-demokratike të kryeministrit Orban, që po e nxjerr gjithnjë e më shumë Hungarinë jashtë kursit të Evropës”, tha një prej tyre.

 Si përgjigje, partia në pushtet Fidesz deklaroi se do t’i vendosë ligjit një amendament që siguron se pagesat mujore të taksës do të mbahen në nivelin e 700 forintë.

 Por pavarësisht ndasive brenda Fidesz, zoti Orban gëzon një popullaritet të gjerë në Hungari dhe partia e tij ka fituar tre herë zgjedhjet këtë vit. Por kundërshtarët e tij shprehen të shqetësuar për rritjen e stilit autoritar të tij dhe afrimit me presidentin rus Vladimir Putin
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2