Droni që ngriti flamurin e Shqipërisë Etnike në stadiumin “Partizan” në Beograd, tashmë ka nisur të bëhet i famshëm në çdo pjesë të botës.
Fluturakja është bërë pjesë e filmit të animuar amerikanë “South Park”. “South Park”, është krijuar nga Trey Prker dhe Matt Stone, të cilët që në fëmijëri vizatonin figura dhe histori për të qeshur.
Autorët e këtij filmi të animuar merren me aktualitete në botë, por të gjitha në mënyrë komike. Ata, fluturaken po e krahasojnë si mjet argëtimi dhe mjet për shëtitje.
Madje, besojnë se me atë fluturake mund edhe të spiunojnë.