Ndërsa shumica e këngëtarëve dhe artistëve mburren me numrin e lartë të ndjekësve në rrjetet sociale Facebook, Twiter dhe Instagram, një haker nga Kosova deklaron se është ai i cili u ka shtuar atyre ndjekësit (followers).
Programuesi Blerton Sadrija nga Ferizaji, i njohur me nofkën TONYHARD, ka pohuar për Portalin Albeu.com se ofron shërbime për të gjithë figurat publike duke ju ofruar atyre ndjekës (followers) në rrjetet sociale.
Ata pohojnë se ju kanë shtuar fansa shumicës së yjeve të estradës dhe VIP-ave shqiptarë ndërsa këtë gjë ai e bën në mënyrë legale. TONYHARD thekson se nuk dëshiron ta tregojë mënyrën e shtimit të ndjekësve por shton se metoda është e ngjashme me ate të sponsorizimit në rrjetet sociale.