Berisha: UEFA vendosi per Vuçiçin dhe Ramën

Ish-kryeministri i Shqipërisë, njëherësh deputet i PD-së, Sali Berisha ka komentuar vendimin e UEFA-së për ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë. “Ekipi yne ra per se dyti viktime, por kesaj here e politikes. Ky eshte nje vendim i turpshem dhe vetem politik, kryekeput ne funksion te takimit Rama – Vuçiç!”, ka shkruar Berisha në rrjetin social facebook. Ja postimi Berishës: UEFA vendosi per Vuçiçin dhe Ramen dhe jo per ndeshjen. Ekipi yne viktime e politikes! Te dashur miq, dje komisioni disiplinor i UEFA-s, ne nje vendim te padrejte sa vet padrejtesia, denoi njelloj agresorin dhe viktimen, Me kete vendim “shplau” Federaten serbe nga racizmi, qe veç sa nuk hengri te gjalle lojtaret tane ne fushe dhe, sic kishte paralajmeruar, e denoi ate per teknikalitet me 3 pike. UEFA, ekipin tone jetim, per te mos thene dhe me teper, e denoi njelloj me ate te Serbise me 3 pike per nderprerje ndeshje, ne nje kohe qe e gjithe bota i pa sulmet shtazore te tifozeve dhe rojeve te stadiumit ndaj lojtareve tane ne fushen e stadiumit, tunelin dhe mjediset e shplodhjes. Keshtu triumfoi racizimi pasi nuk u denua. Ekipi yne ra per se dyti viktime, por kesaj here e politikes. Ky eshte nje vendim i turpshem dhe vetem politik, kryekeput ne funksion te takimit Rama – Vuçiç!! sb
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2